Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Orar i rregullt gjumi, çelësi për më shumë produktivitet e më pak nxitim gjatë ditës!

Press Online4 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shumica e njerëzve kanë një orë zgjimi relativisht të qëndrueshme. Më pak prej tyre kanë një orar të përcaktuar për të fjetur dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ndiheni sikur ju mungon koha e lirë gjatë ditës, thotë autorja dhe ekspertja e menaxhimit të kohës, Laura Vanderkam.

Logjika është kjo: pa zakone të rregullta gjumi, shumica e njerëzve mund të jenë përgjithësisht produktivë, por e kanë të vështirë të ruajnë përqendrimin gjatë gjithë ditës, çdo ditë.

Pa përqendrim të qëndrueshëm, lista e detyrave zgjatet, duke ju shtyrë të nxitoni për t’i përfunduar. Dhe kur nxitoni, bëni gabime. Koha që mendonit se po kursenit përfundon duke u shpenzuar për korrigjime ose për të rikuperuar vonesat.

Problemi është se njerëzit mund të flejnë  mjaftueshëm gjatë një jave në total, por në mënyrë shumë të çrregullt, thotë Vanderkam, autore e tetë librave mbi menaxhimin e kohës.

Një natë qëndroni zgjuar shumë vonë dhe zgjoheni herët. Natën tjetër dikush bie në gjumë në divan, dhe fundjavat janë krejtësisht pa rregull.

Në pranverën e vitit 2021, Vanderkam anketoi mbi 150 pjesëmarrës, të cilët kaluan nëntë javë duke zbatuar nëntë rregulla të parapërcaktuara për produktivitetin, përfshirë respektimin e një orari fiks për të fjetur.

Një nga pjesëmarrësit e studimit tim e quajti vendosjen e një orari gjumi rregullin më pak të pëlqyeshëm, por më me ndikim nga të gjithë.

Një studim i korrikut 2025, i publikuar në revistën shkencore “Nature”, arriti në përfundime të ngjashme.

Studiuesit vëzhguan mbi 79 mijë të rritur që punonin në Japoni dhe zbuluan se oraret e çrregullta të gjumit lidhen me produktivitet më të ulët e më shumë shkëputje në punë.

Një orar fiks për të fjetur “i jep formë gjithë ditës”, thotë Vanderkam, duke shtuar se kjo ju ndihmon të dini sa orë keni në dispozicion çdo ditë dhe ta planifikoni kohën më me efikasitet.

Ne e dimë që dita ka një fillim, njerëzit janë shumë më të paqartë me idenë se çdo ditë ka edhe një fund, por ka. Dhe gjithçka që do të bëni duhet të futet brenda atij kufiri kohor.

Vanderkam e ka vendosur prej vitesh orën 23:00 si orarin e saj të gjumit dhe thotë se kjo rutinë e lejon të marrë vendime më racionale për atë që realisht mund të përfshihet në ditën e saj.

Gjumi i çrregullt mund të ndikojë negativisht edhe në ritmin cirkadian, modelin natyror të gjumit e zgjimit të trupit, tha në korrik 2022 Rachel Salas, neurologe e specializuar në gjumë dhe profesore në Universitetin Johns Hopkins.

Për të gjetur ritmin tuaj, rekomandon të vëzhgoni për disa ditë se në çfarë ore zgjoheni natyrshëm pa alarm dhe nëse është e nevojshme, të bëni rregullime prej 30 minutash.

Gjumi është një nevojë themelore njerëzore dhe shumë gjëra janë në rrezik nëse nuk flemë mjaftueshëm: funksionet njohëse, kujtesa, tretja. Nuk mund të mendoj për asgjë për të cilën gjumi nuk është i rëndësishëm.

Shumica e të rriturve kanë nevojë për rreth shtatë orë gjumë në natë, sipas Mayo Clinic, megjithëse ekspertët theksojnë se çdo person ka nevoja të ndryshme.

Pasi të përcaktoni sa orë gjumë ju nevojiten për të qenë mendërisht të kthjellët çdo ditë, përdoreni këtë shifër për të llogaritur mbrapsht orën ideale të fjetjes, këshillon Vanderkam.

Shikoni në çfarë ore duhet të zgjoheni, numëroni mbrapsht orët e gjumit që ju duhen dhe kështu kemi orën e fjetjes. / shqip.al

Previous ArticleNikolloski: Ndërtimtaria sërish me rritje dyshifrore
Next Article Shtetas nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbërritën në Beograd pas evakuimit nga Izraeli

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.