Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kupa e Shqipërisë/Elbasani në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, eliminoi Partizanin

Press Online4 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas Vllaznisë, ishte Elbasani skuadra që preu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Gvozdenovic eliminoi në çerekfinale Partizanin duke e mundur në Arenën e Demave me rezultatin 3-1 duke përmbysur në këtë mënyrë humbjen e sfidës së parë 1-0.

Ishte një ndeshje që shkoi me kohë shtesë pasi 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës verdheblu. Elbasani mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 25 me golin e Lajthias, por 14 minuta më vonë Të Kuqtë barazuan shifrat në 1-1 me golin e Contreras.

Këtu situata ishte në favor të Partizanit, por në minutën e 49 të besuarit e Kërnajës u ndëshkuan sërish pasi Lajthia shënoi edhe golin e dytë për Elbasanin që e çoi rezultatin 2-1 që mbeti i tillë deri në fundin e kohës së rregullt me skuadrat që iu drejtuan kohës shtesë.

U duk se edhe 30 minutat në vijim do të mbylleshin 2-1, por në minutën e 120 Elbasani shënoi sërish këtë radhë me Ze Gomes  që ekzekutoi saktë një penallti të akorduar nga sistemi VAR për të besuarit e Gvozdenovic me Elbasanin që e mbylli ndeshjen 3-1 duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Previous ArticleNagavci: I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, ka refuzuar
Next Article Trump: Nëse SHBA nuk do sulmonte, Irani do të godiste Izraelin dhe ndoshta edhe neve!

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.