Ylli i Formula 1, Charles Leclerc, u martua me partneren e tij prej vitesh, modelen Alexandra Saint Mleux, në një ceremoni madhështore në Monaco gjatë fundjavës.
Çifti, i cili kishte shpallur fejesën në nëntor të vitit 2025, kurorëzoi dashurinë me një ceremoni civile më 28 shkurt. Ata ndanë me ndjekësit momente nga dita e veçantë përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale. Në një prej videove më prekëse, 28-vjeçari i ekipit Scuderia Ferrari vendos unazën në gishtin e nuses dhe më pas e puth me emocion.
Një nga momentet më mbresëlënëse ishte paraqitja e tyre me një makinë të rrallë, një Ferrari 250 Testa Rossa kabriolet i vitit 1957, me të cilën të sapomartuarit udhëtuan në një rrugë piktoreske. Në një tjetër video, çifti pozon pranë makinës së kuqe së bashku me qenin e tyre, Leo.
It’s not The Godfather 4
It’s not AI
It’s not a remake of La Dolce Vita
It’s Charles Leclerc, Ferrari driver, cruising around Monte Carlo in a vintage 250M Ferrari, freshly married to the absolute goddess Alexandra Saint-Mleux 🏎️✨pic.twitter.com/agxQtJZvi8
— Mambo Italiano (@mamboitaliano__) March 2, 2026
Në një postim tjetër të përbashkët, Leclerc dhe Saint Mleux publikuan një seri fotografish nga ceremonia, ku shfaqen duke pozuar me pamje panoramike nga Mesdheu, duke u larguar me makinë dhe duke u puthur në një ballkon romantik.
Modelja shkëlqeu me një fustan nusërie të bardhë prej dantelle me supe të zbuluara nga Paolo Sebastian, i kombinuar me bizhuteri nga Graff. Ajo kishte stiluar flokët në një topuz elegant dhe mbante një buqetë me lule të bardha. “Ëndërr! Mezi pres të martohem sërish me ty vitin e ardhshëm!”, shkroi modelja në përshkrimin e postimit.



