Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: I thash Iranit që është vonë për të negociuar

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një përditësim të shkurtër mbi luftën në Iran në internet.

Duke iu përgjigjur një përdoruesi tjetër në Truth Social i cili tha se sulmet amerikane kishin çuar në “lindjen e Doktrinës Trump”, presidenti amerikan tha për Iranin: “Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe lidershipi nuk janë më. Ata duan të flasin. Unë thashë ‘tepër vonë’”.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se vala më e madhe e sulmeve mbi Iranin nuk kishte ndodhur ende, duke paralajmëruar kështu përshkallëzim të konfliktit.

Trump u shpreh se SHBA janë të përgatitura ushtarakisht për t’u përballur me këtë luftë edhe për më shumë se 4 apo 5 javë, që ishte afati i dhënë më parë prej tij.

Lufta në Lindjen e Mesme u zgjerua edhe më shumë të hënën, me Iranin që ndërmori një sërë sulmesh hakmarrëse ndaj vendeve të rajonit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vijuan të bombardonin Teheranin.

Mediat iraniane raportuan të hënën se si pasojë e sulmit izraelito-amerikan mbi rezidencën e Khameneit në fundjavë, ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e liderit suprem, e cila kishte qenë në koma përgjatë orëve të fundit si pasojë e plagëve të marra.

Teherani e ka bërë të qartë se nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve, pasi zyrtarët amerikanë thanë se liderët e vendit kishin kërkuar të flisnin me palën nga Shtetet e Bashkuara.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: I thash Iranit që është vonë për të negociuar
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter