Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

4 ministritë e reja pa buxhet të tyre – vlerësohen barrë për shtetin

Press Online3 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Themelimi i katër ministrive të reja nga Qeveria “Kurti 3” ka ngritur sa konfuzion po aq sa edhe debate mbi procedimin e punës së tyre.

Ministria e Administratës Publike dhe Digjitalizimit, ajo për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe ajo për Sport dhe Rini janë shtuar si dikastere të reja.

Sipas deputetes së PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu ka paqartësi për këto ministri dhe rrezik që të jenë barrë për buxhetin e shtetit.

”Pa një pasqyrë të detajuar financiare, është e paqartë sa vende të reja pune do të hapen dhe cili do të jetë ndikimi real në buxhet. Çdo zgjerim i administratës duhet të bazohet në analiza të mirëfillta të kostos dhe nevojës, jo në vendime të nxituara që mund të rrisin barrën për taksapaguesit. Nëse parashihen rialokime, ato duhet të jenë transparente dhe të arsyetuara, sepse zhvendosja e mjeteve nga sektorë të tjerë mund të rrezikojë projekte prioritare dhe shërbime thelbësore për qytetarët. Nëse funksionojnë pa mbështetje të qartë buxhetore dhe pa plan konkret, ekziston rreziku që këto ministri të kthehen në barrë për buxhetin e shtetit. Prandaj, përgjegjësia kryesore është që çdo strukturë e re të jetë financiarisht e qëndrueshme dhe e justifikuar me rezultate konkrete për qytetarët” – Ariana Musliu Shoshi – Deputete e PDK-së.

Të njëjtat shqetësime i kanë edhe deputet tjerë të opozitës.

”Kërkuam disa amendamente të përgatiten në emër të komisionit por nuk është mbështet kjo për shkak se ende nuk po dihen ministritë dhe kjo është joseriozitet i punës së qeverisë sepse nëse ministritë nuk i dinë ende buxhetin atëherë ç’ka do bëjmë më tutje. Do ketë rishikim të buxhetit, të shohim si do ecë më tutje”, ka thënë Albana Bytyqi, Deputete e AAK-së.

Për njohës të ekonomisë, bartja e mjeteve nga dikasteret tjera mbeten opsione të pashmangshme.

”Definitivisht do jenë barrë deri në rishikimin e buxhetit sepse janë dikastere të dala së fundmi. Në kabinet të kryeministrit ekzistojnë pasqyra financiare që kanë fleksibilitet. Do ketë bartje të mjeteve që të kenë mundësi të funksionalizohen, mjete që do jenë si infusion fillestar për fillimin dhe krijimin e këtyre dikastereve”, ka thënë Safet Gërxhaliu, Njohës i ekonomisë.

Por, edhe një formë e tillë, po u aplikua, vlerësohet se nuk paraqet zgjidhje.

”Është barrë sepse kur nuk planifikohet, nuk organizohet, burkoracia lind vetvetiu. Barra e buxhetit të shtetit bazohet drejtpërdrejt në shpenzimet publike që nuk prodhojnë produktivitet. Nëse do ishte rritja e popullatës marramendëse atëherë kisha thanë se krijohet nevoja me i rrit ministritë por përderisa vendet e botës shkurtojnë shpenzimet publike, Kosova, vendi më i varfër i rrit…E para, ndikon drejtpërdrejtë sepse investimet që janë paraparë në infrastrukturë nuk mund të realizohen. E dyta, në momentin që rrit shpenzimet publike kanë me u rrit. Kjo ndikon në kosto të jetës. Shpenzimet publike të pamatura krijojnë inflacion sepse nuk rezulton me produktivitet të punës”, ka thënë Shkumbin Misini – Profesor i ekonomisë.

Në seancën e fundit që mbajti Kuvendi, ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se buxheti do të rishikohet më së voni muajin e ardhshëm dhe aty do të qartësohen edhe këto dilema.

Previous ArticleDokumentet e deklasifikuara zbulojnë marrëdhënien e çuditshme të Jeffrey Epstein me UFO-t
Next Article Analiza e Reuters: Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.