Lionel Messi merr përdore Inter Miami në përmbysjen ndaj Orlandos, barazon dhe Pele’(

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Lionel Messi hedh firmat e tij të para në këtë sezon të ri në Major League Soccer në SHBA.

Sulmuesi argjentinas mori përdore  Inter Miamin në fitoren me përmbysje të këtij të fundit 4-2 në fushën e Orlandos duke shënuar një dygolësh në këtë përballje duke çuar në 22 numrin e sezoneve radhaz që 38 vjeçari gjen rrugën e rrjetës dhe duke iu afruar gjithnjë e më shumë kufirit të 900 golave të shënuar në karrierën e tij.

E gjendur në disavantazhin e 2 golave në këtë përballje, skuadra kampione në fuqi e MLS reagoi me karakter duke u mbajtur te ylli argjentinas i futbollit me Lionel Messin që fillimisht shënoi golin që barazoi shifrat në 2-2 duke rihapur totalisht llogaritë e sfidës, për të vulosur përfundimisht fitoren 4-2 me një goditje dënimi duke konfirmuar aftësinë e tij të jashtëzakonshme me goditje të tilla

Me këtë gol të rezultatit 4-2, Lionel Messi shkon në kuotën e 70 golave me goditje dënimi duke barazuar legjendën braziliane të futbollit, Pele, ndërkohë që përpara është Juninho me 77 gola të shënuar me goditje dënimi.

 

 

Lionel Messi merr përdore Inter Miami në përmbysjen ndaj Orlandos, barazon dhe Pele’(
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter