Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Për ju që jeni alergjik ndaj polenit bëni mirë të lexoni këtë artikull!

Press Online1 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme të motit më të ngrohtë polenit. Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga alergjia sezonale (hayfever), duke sjellë kruarje të syve, rrjedhje të hundës, vështirësi në frymëmarrje dhe teshtima. Nëse jeni nga ata që e kanë të vështirë ta përballojnë pranverën, ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar simptomat. Tina Patel ka ndarë disa mënyra për të ulur rrezikun e simptomave të alergjisë këtë pranverë. Këshilla e saj e parë është të mos nxitoni t’i hapni të gjitha dritaret sapo të ngrohet moti. Edhe pse është joshëse të fusni ajër të freskët në shtëpi, kjo mund të sjellë edhe një “mysafir” të padëshiruar polenin.

Hapja e dritareve e ekspozon brendësinë e shtëpisë ndaj polenit që era mund ta ketë shpërndarë, gjë që mund të shkaktojë irritim, lotim të syve dhe të jetë e vështirë për t’u larguar pasi të futet brenda, shpjegon ajo. Mos harroni ta pastroni shtëpinë rregullisht me fshesë me korent dhe të fshini sipërfaqet e prekura me një leckë të lagur për të ndihmuar në largimin e polenit.

Ajo rekomandon gjithashtu që personat me alergji sezonale të mos mbajnë lule të freskëta në shtëpi, ose të paktën të informohen mirë për llojin e luleve që sjellin brenda. Tina thotë:

Megjithëse bimët dhe lulet e freskëta e zbukurojnë ambientin dhe i japin ngjyrë shtëpisë, ato ju ekspozojnë ndaj polenit dhe ka gjasa t’i përkeqësojnë simptomat. Merrni parasysh të zgjidhni lule të përshtatshme për personat me alergji si trëndafilat, tulipanët, hortensiat, orkidetë dhe bozhuret.

Është gjithashtu e rëndësishme të përpiqeni të qëndroni sa më pak të ekspozuar ndaj polenit. Tina këshillon:

Për të mbajtur polenin larg, mund të aplikoni vazelinë rreth vrimave të hundës, e cila ndihmon në kapjen e pluhurit, polenit dhe alergjenëve të tjerë përpara se të hyjnë në hundë.Duhet gjithashtu të bëni dush dhe të ndërroni rrobat sapo të ktheheni në shtëpi pasi keni qenë jashtë, për të larguar polenin nga trupi dhe veshjet.

Previous ArticleKlinika e Kardiologjisë dhe e Kardio-kirurgjisë bashkohen në një institucion të vetëm shëndetësor
Next Article Unfollow nga të dyja palët, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

Lajme të ngjashme

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.