Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK-ja

Press Online28 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, është deklaruar për media duke bërë të ditur se ka paraqitur një ofertë konkrete dhe të fundit për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, raporton Dukagjini.

Hamza ka thënë se PDK ka kërkuar që të zgjidhet presidenti i propozuar nga kjo parti, me qëllim garantimin e stabilitetit institucional dhe tejkalimin e ngërçit politik.

“Për këtë çështje, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme, ne si PDK po ofrojmë edhe një mundësi konkrete dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet e reja. Kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, me qëllim garantimin e stabilitetit institucional dhe tejkalimin e ngërçit politik. Me këtë ofertë, të bërë në frymën e përgjegjësisë dhe për të mos lënë vend për krizë të panevojshme, Kryesia e Partisë Demokratike vlerëson se kontributi ynë në këtë proces është përmbushur”, ka deklaruar ai.

Hamza ka rikujtuar se sot është 28 shkurti, duke theksuar se kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe më shumë se dy javë nga votimi i Qeverisë Kurti 3.

“Kjo është dita e fundit e muajit dhe kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst kohor, është legjitime të shtrohet pyetja nëse takimet e minutës së fundit po zhvillohen për të gjetur realisht një zgjidhje apo për të ngushtuar artificialisht kohën, në mënyrë që procesi të zhvendoset nga pozita te opozita. Një qasje e tillë do të ishte e papërshtatshme për një proces kaq të rëndësishëm, që lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin politik dhe funksionimin normal të institucioneve të vendit”, ka theksuar ai.

Në fund, Hamza ka bërë të ditur se PDK nuk do të vazhdojë të marrë pjesë në hapat e mëtejshëm formalë në kuadër të këtij procesi.

“Siç e thashë, ne kemi bërë një ofertë konkrete për tejkalimin e situatës. Me këtë ofertë dhe me të gjithë hapat e ndërmarrë deri më tani, mund t’ju konfirmoj se, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet pjesë e veprimeve të mëtejme formale në kuadër të këtij procesi”, ka përfunduar ai raportin Dukagjini.

Previous ArticleLatifi: Linja e re 400kv Tetovë-Prizren pritet të merr statusin e projektit me rëndësi të veçantë
Next Article FIFA monitoron situatën pas operacioneve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, Kupa e Botës 2026 në rrezik

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.