Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kryeparlamentari Gashi pret Presidentin Begaj në Kuvend: Integrimi në BE dhe projektet infrastrukturore në fokus të takimit

Press Online27 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres në Kuvend, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim, z. Bajram Begaj”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, takimi është zhvilluar “në një frymë vëllazërore”, ku është konfirmuar niveli i lartë i bashkëpunimit dypalësh.

“Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, të cilat karakterizohen nga dialog intensiv politik dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Gashi ka përgëzuar Shqipërinë për progresin në integrimin evropian dhe ka riafirmuar angazhimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shpreha përgëzime për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe riafirmova përkushtimin tonë të përbashkët për të avancuar në procesin e integrimit, si fqinjë dhe aleatë në NATO”, thuhet në njoftim.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe infrastrukturor, me theks të veçantë te projektet strategjike.

“Theksuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor, veçanërisht realizimin e projekteve si Korridori 8, që përbën një element jetik të partneritetit dhe lidhjeve tona”, deklaroi kryeparlamentari.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e shqiptarëve si faktor lidhës mes dy shteteve.

“Konstatuam rolin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve si urë lidhëse mes shteteve tona, ndaj partneriteti strategjik do të vijojë të forcohet në frymën e miqësisë, besimit dhe vizionit të përbashkët europian”, përfundoi Gashi.

Previous ArticlePersonat me sëmundje të rralla kërkojnë ligj të ri për mbrojtje shëndetësore
Next Article Ministria e Transportit shpalli thirrje publike për prokurimin e 150 autobusëve elektrikë në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.