Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hoxha thotë se sa më afër afatit, aq më e fortë bëhet kandidatura e Osmanit

Press Online26 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Analisti politik Ylli Hoxha, ka deklaruar se me afrimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, pozita e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, po forcohet.

Ai në Debat Plus tha se e kishte paralajmëruar mundësinë që familja Jashari të refuzojë një kandidaturë, duke theksuar se koha tashmë është shumë e kufizuar për të gjetur alternativa.

“Çdo ditë me afër skadimit të afatit Vjosa Osmani bëhet kandidatë më e fortë, paaftësia e subjekteve politike në këtë rast e atyre që nuk e kanë synim ta rizgjedhin zonjën Osmanin, në rend të parë po e shoh edhe atë vullnet që ekziston te Lëvizja Vetëvendosje”, ka theksuar ai.

Sipas Hoxhës, paaftësia e subjekteve politike për të prodhuar një emër të ri po e bën Osmanin kandidate më të fortë çdo ditë që kalon.

Ai vlerësoi se as Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe as LDK nuk janë të interesuara të përballen politikisht me Osmanin, pasi dështimi për të zgjedhur një president të ri do ta çonte vendin në zgjedhje, ku sipas tij Osmani mund të jetë aktive në skenën politike.

Hoxha theksoi se kryeministri Albin Kurti synon një president me profil më të ulët në politikën e jashtme, ndërsa opozita, sipas tij, heziton të mbështesë një figurë të tillë nga frika se mund të shndërrohet në aleat të Kurtit.

“Kurti do një president që nuk e hijezon në politikën e jashtme në marrëdhënie ndërkombëtare. VV do president sa me profil më të ulët, me të cilin e gjen një marrëveshje me opozitën. Opozita nuk ka kurajo të pajtohet për nejç president të profilit të ulët sepse konsideron që shumë shpejt ai person mund të shndërrohet në aleat të Kurti. Ky konflikt ka me prodhu ngërçin”, ka deklaruar ai.

Previous ArticleZyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”
Next Article Foto të reja nga dosja e Epstein, fizikani Stephen Hawking shfaqet mes dy vajzave me bikini, çfarë u gjet brenda apartamentit

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.