Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

2 prej të akzuarve për sulmin në Ibër Lepenc po hetohen edhe për vrasje në Pejë

Press Online17 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përkundër provave të forta që i lidhin me një prej akteve më të rënda terroriste të kryera në vendin tonë, tre të akuzuarit për rastin “Ibër Lepenci” thanë të mos ndihen fajtorë.

Ata u deklaruan përfundimisht në seancën fillestare, që u mbajt pas një kërkese të rrëzuar të mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.Deklarimet e tyre, erdhën pasi Kodraliu lexoi aktakuzën, për veprat “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe atë të spiunazhit.

”Dëshiroj të deklaroj se nuk ndihem fajtor për veprën penale, e cila më vihet barrë”, ka thënë Igor Dimoviq – I akuzuar.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, ua rikujtoi atyre periudhën 30 ditore për kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Por në seancë, u kuptua edhe një tjetër çështje: që të dy vëllezërit Viqentijeviqit, janë duke u hetuar edhe për vrasje nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe këtë e bënë të ditur derisa u konfirmuan të dhënat e tyre personale.

Përkundër që për rastin në fjalë nuk ka ende aktakuzë, Nebojsha Vllajiq, avokati i Jovan Viqentijeviq, kërkoi që lëndët të bëhen bashkë.

”Kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj klientit që po zhvillohet në Gjykatën në Pejë, ku akuzohet me vëllain për vrasje”, ka thënë Nebojsha Vllajiq –  Avokat i Jovan Viqentijeviqit.

“Lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ne do t’i parashtrojmë në këtë gjykatë në formë të shkruar brenda afatit, por njëkohësisht do ushtrojmë kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj të mbrojturit që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha ai.

Por, kërkesa mori një kundërshtim të shpejtë nga prokurori Bekim Kodraliu, i cili potencoi se rasti është ende në fazën hetimore.

”Avokati është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje luridike”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

“Ai (avokati) është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje juridike. Procedura penale në Pejë është duke u zhvilluar, është procedurë nën hetim dhe nuk ka mundësi ligjore që e njëjta lëndë të bashkohet me lëndën që është vetëm duke u zhvilluar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në kompetenca të Gjykatës Themelore në Pejë, ngase do të pengonim hetimin në Pejë”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, ne fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kishin vendosur rreth 20kg  eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër- Lepencit”, ndërsa Igor Dimoviq, akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Previous ArticleMerz nuk do të shkojë në Uashington për Bordin e Paqes
Next Article GOOOOL! Girona në avantazh ndaj Barcelonës

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.