Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Projekti 130 miliardë paund që synon të bashkojë Britaninë dhe Irlandën!

Press Online16 Shkurt 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një plan ambicioz për ndërtimin e një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë ka ndezur debat në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Projekti i quajtur The Loop synon të shtrihet në rreth 740 milje dhe të lidhë nëntë qytete kryesore përmes trenave që do të arrijnë deri në 300 milje në orë. Sipas propozimit, linja do të përfshijë Dublinin, Belfastin, Glasgoun, Edinburgun, Newcastle, Leeds, Manchester, Liverpool dhe qytetin uellsian Bangor. Nëse realizohet, distanca mes këtyre qendrave urbane do të përshkohet në më pak se 90 minuta, duke krijuar një rrjet të ri ekonomik në veri të Britanisë.

Ideja është prezantuar nga arkitekti Chris Williamson, president i Royal Institute for British Architects, i cili thekson se vendit i mungon vizioni i projekteve madhore si në epokën industriale. Ai argumenton se Britania duhet të guxojë me mega-projekte për të konkurruar me zhvillimet e shpejta në Azi dhe Lindjen e Mesme. Projekti, me një kosto të parashikuar prej 130 miliardë paundësh, do të kalojë dy herë Detin Irlandez, duke lidhur Bangor me Dublinin dhe Belfastin me Glasgoun. Trenat do të lëvizin mbi një viadukt të ngritur, çka sipas projektuesve do të minimizojë ndikimin në terren dhe do ta bëjë më të lehtë zbatimin teknik.

Nëse ndërtohet, The Loop do të bëhej linja e tretë me shpejtësi të lartë në vend, pas linjës që lidh Londrën me Tunelin e Kanalit dhe projektit HS2, i cili ka hasur vonesa dhe polemika për shkak të kostove të larta dhe reduktimeve në shtrirje. Ndërsa mbështetësit e konsiderojnë një hap drejt krijimit të një super-qendre ekonomike veriore, kritikët ngrenë pikëpyetje mbi realizueshmërinë financiare dhe vullnetin politik për ta çuar përpara një projekt të tillë kolosal.

Previous ArticleVetëm 12 vjeçe, North West nis biznesin e saj? Kim Kardashian zbulon planet për markën “NOR11”?!
Next Article Izraeli i jep Hamasit një afat prej 60 ditësh për çarmatosje – kërcënon se do të rifillojë operacionet ushtarake

Lajme të ngjashme

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda!

18 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.