Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Më pak gra në Qeverinë e re – s’respektohet kuota gjinore prej 50%

Press Online16 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga 19 ministri sa ka kabineti i Qeverisë “Kurti 3”, vetëm pesë prej tyre udhëhiqen nga gratë.

Ato janë Ministria e Drejtësisë nga Donika Gërvalla, ajo e Kulturës dhe Turizmit nga Saranda Bogujevci, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Fitore Pacolli, Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit nga Mimoza Kusari dhe ajo e Ekonomisë nga Artane Rizvanolli.

Një përbërje e tillë, saktësisht pak mbi 26 për qind, bie ndesh me Ligjin për Barazi Gjinore, i cili obligon një përfshirje të barabartë për të dyja gjinitë, saktësisht 50 për qind.

Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerësojnë se Qeveria e re nuk ka vepruar konfrom ligjit në fuqi.

“Në këtë rast, Qeveria e ka shpërfillur këtë obligim i cili kërkon 50 për qind përfaqësim dhe në këtë rast, janë emëruar vetëm 5 gra ministre. Prej anës sonë, është përfaqësues i plotë se barazia gjinore po mbetet vetëm në deklarata publike dhe po normalizohet, po vazhdon të normalizohet pabarazia gjinore”, ka deklaruar Ema Pula – GLPS.

Sipas Pulës, një përbërje e tillë mbetet veprim i përsëritur.

“Nëse e krahasojmë me kabinetin e qeverisë së kaluar, ka rënie edhe pse nuk mund të themi që në kabinetin e kaluar përfaqësimi ka qenë ideali apo brenda ligjit për barazi gjinore siç kërkohet. Është indikacion i qartë që gratë nuk po përfshihen në vendimarrje dhe në të njëjtën kohë, ka mungesë të përfilljes ligjore”, ka theksuar ajo.

E sipas aktivisteve të organizatave për të drejtat e grave, ky veprim po hap dyert për normalizimin e mosrespektimit të kuotës gjinore.

“Në kohën kur vendi synon forcimin e përfaqësimit të barabartë gjinore, në nivele të larta vendimmarrëse nuk do të duhej të ishte çështje e vullnetit politik kabineti 50/50, por standard i pa negociuar. Mungesa e balancës gjinore në Kurti 3, hapë dyert që edhe institucionet me të ulta të mos e respektojnë me ligjin dhe të mos ofrojnë hapësire për gratë dhe vajzat. Kurti, me ketë është duke treguar se nuk është thjeshtë çështje numrash është çështje pushteti. Përmes kësaj është duke u riprodhuar i njëjti sistem patriarkal që për dekada ka përjashtuar vajzat dhe gratë nga politik bërja.

Barazia gjinore nuk është privilegj e as kompromis politik. Është e drejtë themelore dhe detyrim institucional. Çdo devijim nga ky standard nënkupton vazhdimësi të pabarazisë strukturore dhe mungesë të vullnetit për të ndryshuar situatën. Gratë nuk po kërkojnë favore por hapësirën që u takon”, ka deklaruar  Anita Nikaj, aktiviste për të drejtat e grave.

Në Qeverinë Kurti 2, në kabinetin qeverisës prej 15 ministrive, bënin pjesë bënin gjashtë gra në pozita udhëheqëse.

Previous ArticleRubio: SHBA-ja, e përkushtuar për forcimin e lidhjeve të forta me Serbinë
Next Article Partizani gjunjëzon Tiranën e pafat në Derbi! Dinamo ende pa fitore në 2026-tën!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.