Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Brenda pak muajsh funksionalizohet Gjykata Administrative, do të ketë 23 gjyqtarë

Press Online16 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Brenda hapësirave të Pallatit të Drejtësisë shumë shpejt do nisë së funksionuari edhe një institucion tjetër gjyqësor, Gjykata Administrative.

Ligji për këtë gjykatë që do të trajtojë vetëm rastet administrative, ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti dhe parasheh që funksionimi i Gjykatës të nisë jo më vonë se tre muaj pas hyrjes në fuqi.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, kanë thënë se janë në fazën përfundimtare të finalizimit të planit për funksionalizimin e kësaj gjykate.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është në fazën përfundimtare të finalizimit të planit për funksionalizimin e Gjykatës Administrative, brenda afateve kohore të parashikuara me ligj, duke u përpjekur që procesi të realizohet sa më shpejt. Plani për funksionalizimin e gjykatës përfshin disa veprime kryesore: Transferimin e gjyqtarëve; Plotësimin e pozicioneve menaxheriale dhe të stafit mbështetës; Transferimin e lëndëve; Miratimin e legjislacionit dytësor; Sigurimin e hapësirave të gjykatës. Përveç këtyre, KGJK ka bërë përgatitjet në kohë për themelimin e Gjykatës Administrative, duke miratuar organogramin e saj, i cili përmban 80 pozita, prej të cilave 23 janë për gjyqtarë. Po ashtu, janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar funksionimin efikas dhe të rregullt të gjykatës. Gjithashtu, ju informojmë se puna në këtë gjykatë do të zhvillohet në objektin e Pallatit të Drejtësisë”.

Sipas Vullnet Bugqkut, nga Instituti Demokratik i Kosovës, formimi i kësaj gjykate do ta  lehtësojë punën për gjykatat e tjera.

“Marrë për bazë edhe vëllimin e madh të lëndëve që janë mbledh dhe që janë shkaktuar shumë vonesa në departamentin për çështje administrative unë mendoj që themelimi i kësaj Gjykate ka edhe një aspekt pozitiv sa i përket zgjidhjes efikase dhe të shpejtë të rasteve dhe konteksteve të natyrës administrative dhe besoj që kanë me i korrektu më mirë ligjshmërinë e vendimeve dhe veprimeve të organeve administrative në Kosovë”, ka theksuar Vullnet Bugaqku- Hulumtues në KDI.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala shpreson se kjo gjykatë do jetë më efikase në përfundimin e rasteve.

“Besoj që pasi të fillojë punën Gjykata Administrative do jetë shumë më lehtë edhe për qytetarët edhe lëndët do kryhen në një kohë më të arsyeshme ngase edhe do të zbrasen nga gjykatat themelore që janë departamenti administrativ kështu që shpresoj që do kemi një punë të mbarë për qytetarët që kanë probleme me çështje administrative ngase në këtë gjykatë do themelohen edhe departamentet e veçanta, një ndër to do jetë edhe departamenti i punës që i liron gjykatat”, ka deklaruar Hasan Shala – Ish kryetar i Gjykatës së Apelit.

Sipas ligjit, Gjykata Administrative do ketë katër departamente – Departamentin Fiskal, për Konteste të Punës, për Skemat Sociale dhe Pensionale si dhe Departamentin e Përgjithshëm.

Previous ArticleStuhitë dhe përmbytjet masive në Portugali, shkon në 16 numri i viktimave nga moti i keq,
Next Article Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.