Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

22 Nëntor 2026

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimit para marshit më 17 shkurt

Press Online15 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot familjen e Rexhep Selimit, i cili po gjykohet në Hagë në fazën finale të procesit.

Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, e shoqëruar nga djali dhe vajza, me të cilët zhvilluan një takim solidarizues në këtë moment vendimtar për familjen dhe për vendin, njofton Dukagjini.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën mbështetje të plotë për familjen Selimi dhe ritheksuan besimin e tyre se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe e pastër.

Ata e njoftuan znj. Selimi për mobilizimin qytetar dhe për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si një shprehje e mbështetjes popullore për çlirimtarët që po përballen me procesin në Hagë.

“Qëndrojmë pranë familjes Selimi me bindjen e plotë se drejtësia do të triumfojë dhe se çlirimtarët tanë do të kthehen sa më shpejt në shtëpi,” tha Eliza Hoxha.

“Marshi i 17 shkurtit është zë i përbashkët qytetar për drejtësi dhe dinjitet. Presim lirimin e çlirimtarëve tanë dhe rikthimin e tyre pranë familjeve dhe popullit,” u shpreh Ismail Tasholli.

Nga ana e saj, Shqipe Selimi falënderoi platformën “Liria ka Emër” për angazhimin dhe solidaritetin e treguar në këtë fazë finale të procesit, duke shprehur mbështetjen për marshin e 17 shkurtit.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë vizitat dhe mobilizimin qytetar në mbarë vendin, duke ftuar qytetarët që të bashkohen në mënyrë paqësore dhe dinjitoze në marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

Previous ArticleRubio: SHBA nuk e vë në dyshim raportin evropian për helmimin e Navalny-t
Next Article Reagon ashpër Prishtina e Re: Futbollisti i Ferizajt, Betim Haxhimusa ofendoi në baza racore futbollistët tanë Doukoure dhe Gomes!

Lajme të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur urime me…

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka drejtuar një mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.