Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

22 Nëntor 2026

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt

Press Online13 Shkurt 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Me një mesazh të qartë se rendi ndërkombëtar po hyn në një fazë të re dhe të pasigurt, u hap Konferenca e Sigurisë në Mynih për vitin 2026, duke mbledhur rreth 50 liderë dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

Në qendër të diskutimeve janë lufta në Ukrainë, e ardhmja e NATO-s, arsenalet bërthamore dhe qëndrueshmëria e marrëdhënies transatlantike, në një periudhë kur angazhimet e Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës po vihen hapur në pikëpyetje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi: “Bota po ndryshon shumë shpejt para syve tanë”.

.@SecRubio: “The world is changing very fast right in front of us. The old world is gone … We live in a new era in geopolitics, and it’s going to require all of us to sort of re-examine what that looks like and what our role is going to be.” pic.twitter.com/wgPrl2xJZC

— Department of State (@StateDept) February 13, 2026

Ai shtoi: “Po jetojmë në një epokë të re në gjeopolitikë dhe kjo do të kërkojë nga të gjithë ne të rishqyrtojmë çfarë do të thotë kjo dhe cili do të jetë roli ynë”.

Deklarata e tij vjen një vit pas fjalimit të zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në të njëjtën konferencë, kur ai kishte sulmuar drejtpërdrejt Evropën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, për politikat e saj mbi lirinë e shprehjes dhe emigracionin. Ndërhyrja e atëhershme kishte shkaktuar një vit tensionesh të forta dhe të paprecedenta transatlantike.

Klima është rënduar edhe më shumë muajt e fundit nga deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump se Groenlanda është “jetike” për sigurinë kombëtare amerikane, duke pretenduar se është “e mbuluar nga anije ruse dhe kineze”. Këto komente, të shoqëruara me kërcënime për një “marrje nën kontroll” të territorit gjysmë-autonom danez, janë parë nga shumë liderë evropianë si një pikë kthese që dëmton besimin ndaj aleatit kryesor të tyre.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se planifikon të takohet me Rubion për të diskutuar qëndrimet amerikane mbi Groenlandën.

Previous ArticleTrajneri Dardanëve Foda, pas shortit: Do të synojmë vendin e dytë, Austria është pretendentja për kreun
Next Article Tahiri kërkon koordinim opozitar çështjen e presidentit

Lajme të ngjashme

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

22 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur urime me…

Siljanovska me mesazh për 22 Nëntorin: Uniteti nuk i mohon dallimet, por i respekton ato

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka drejtuar një mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.