45,4% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut përdorin inteligjencë artificiale

featured
Press Online
11 Shkurt 2026, 13:38

Mjetet e gjeneruara me inteligjencë artificiale në Maqedoni i përdorin 45,4 për qind e të rinjve të moshës 16–24 vjeç, që është nën mesataren evropiane prej 63,8 për qind, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, informon PressOnline.al

Në rajon, përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë është 65,4 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë, 58,2 për qind në Kroaci, 50 për qind në Bullgari dhe 47 për qind në Serbi.

Në BE, të rinjtë më së shumti përdorin inteligjencën artificiale në Greqi (83,5%), Estoni (82,8%) dhe Çeki (78,5%). Procenti më i ulët është regjistruar në Rumani (44,1%), Itali (47,2%) dhe Poloni (49,3%).

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter