Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rritja e taksave në gjykatë shihet si mohim i drejtësisë për qytetarët

Press Online9 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga fillimi i këtij viti ka hyrë në fuqi udhëzimi i ri administrativ për unifikimin taksave gjyqësore, udhëzim me të cilin edhe janë shumëfishuar çmimet.

Kjo rritje e çmimeve më së shumti prek rastet civile dhe administrative e që sipas avokatëve së shpejti do të vërehet ndikimi në rënien e numrit të rasteve që iniciohen në Gjykatë.

Avokati Yll Zekaj thotë se drejtësia po kthehet në privilegj vetëm për ata që janë të pasur.

“Këshilli Gjyqësor nuk ka gjetur mënyre tjetër për ta ulur numrin dhe për ta menaxhuar këtë numër të lartë të lëndëve në Këshillin Gjyqësor dhe zgjidhja më e lehtë si duket është gjetur ajo që të rriten taksat dhe të sigurohet që qytetarët, bizneset të mendohen dy herë për ta dërguar një lëndë në procedurë gjyqësore për shkak të shpenzimeve të larta procedurale që do u shkaktohen”, ka deklaruar Zekaj.

“Kjo taksë justifikohet në shërbimet që qytetari merr nga gjykata pra shërbimet administrative e të ngjashme vetëm një rast bazik psh certifikata një letër a4 certifikatë se një biznes nuk i është nënshtruar procedurës së falimentimit e cila merret në Gjykatën Komerciale para këtij udhëzimi ka kushtuar 5 euro ndërsa tani e njëjta është bërë 30 euro, kjo pa dyshim është vetëm zhvatje e bizneseve për një shërbim tejet bazik që do duhej të ofrohej në mënyrë elektronike”, ka deklaruar  Qendrim Arifi – Avokat.

Ndërkohë, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se Këshilli Gjyqësor duhet të reflektojë e të ndryshojë këtë udhëzim administrativ.

“Ne e kemi një administratë të papërgjegjshme që po i detyron qytetarët që të drejtën e tyre ta kërkojnë përmes gjykatës dhe kjo eventualisht mund të e favorizoj një administratë të papërgjegjshme dhe jo ta fuqizojë qytetarin, taksa është diçka duhet paguar mirëpo definitivisht duhet të jetë proporcionale në të kundërtën rrezikon qasjen e qytetarëve në drejtësi”, ka theksuar Gzim Shala – Hulumtues në IKD.

Pavarësisht reagimeve që ka nxitur sidomos tek komuniteti i avokatëve, asnjë ankesë nuk ka shkuar zyrtarisht në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kështu kanë thënë për televizionin nga ky institucion, e për arsyetimin e të cilit thanë se duhet të referohemi në komunikatën e lëshuar javë më parë, në të cilën kishin thënë se ndryshimi i udhëzimi është bërë me qëllim të përshtatjes me realitetin ekonomik dhe standardet aktuale në Republikën e Kosovës.

Udhëzimi i vjetër administrativ ishte në fuqi nga viti 2017.

Previous ArticleSulmi ndaj gjeneralit rus në Moskë, arrestohet një tjetër person për ngjarjen, u kap në Dubai
Next Article A kurohet apo vetëm qetësohet dhimbja e kockave?!/Flasin ekspertët!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.