Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Maqedonia importon më shumë se sa eksporton, deficiti tregtar thellohet

Press Online9 Shkurt 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjatë vitit 2025, Maqedonia vazhdoi të shënojë rritje të shkëmbimit tregtar me botën, por me import që rritet më shpejt se eksporti, duke thelluar defiçitin tregtar, informon PressOnline.al

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), vendet me të cilat Maqedonia ka bashkëpunimin më të ngushtë ekonomik janë Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Greqia dhe Serbia, të cilat përbëjnë 47,8% të shkëmbimit tregtar. Pjesëmarrja e vendeve anëtare të BE-së është 58,9%.

Gjermania mbetet partneri kryesor tregtar, me një volum total prej 4.042,3 milionë eurosh, megjithëse tregtia me këtë vend ka rënë për 6%. Eksporti arriti 2.899,7 milionë euro (-6,4%), ndërsa importi 1.142,6 milionë euro (-5%).

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar shënoi rritje të ndjeshme, me shkëmbim total 1.573,3 milionë euro (+18,9%). Eksporti u rrit në 115,9 milionë euro (+14,3%), ndërsa importi arriti 1.457,3 milionë euro (+19,3%).

Kina gjithashtu po thellon lidhjet tregtare, me një volum total prej 1.319,3 milionë euro (+16,7%). Eksporti ishte 54,5 milionë euro (+3,8%), ndërsa importi 1.264,8 milionë euro (+17,4%).

Shkëmbimi me Serbinë u rrit në mënyrë të moderuar (+7,2%), me eksport 457,9 milionë euro (+2,2%) dhe import 752,7 milionë euro (+10,6%). Përkundrazi, tregtia me Greqinë u zvogëlua, me një volum total 1.198,6 milionë euro (-4%), eksport 261,4 milionë euro (-0,3%) dhe import 937,1 milionë euro (-5%).

Në total, eksporti i mallrave në vitin 2025 ishte 493,2 miliardë denarë (+3%), ndërsa importi 711,1 miliardë denarë (+4,5%), duke krijuar një defiçit tregtar prej 3,11 miliardë eurosh. Në dhjetor, defiçiti mujor ishte 255,2 milionë euro, ndërsa mbulimi i importit me eksport arriti 69,4% për vitin.

Eksporti në valutë të huaj arriti 8 miliardë euro (+2,9%) ose 9,05 miliardë dollarë (+7,4%), ndërsa importi 11,5 miliardë euro (+4,4%) ose 13,05 miliardë dollarë (+9%).

Struktura e eksportit dominohet nga katalizatorët me metale të çmuara, sete kabllosh për automjete, avionë dhe anije, pjesë për sedilje, që reflekton fuqinë e sektorit industrial dhe orientimin drejt eksportit. Tek importi, kryesojnë nafta dhe derivatet e saj, metalet e grupit platin, platina dhe aliazhët e saj, si dhe automjetet për transportin e personave, duke treguar varësinë e lartë nga energjentët, lëndët e para dhe transporti.(PressOnline.al)

Previous ArticleProkuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së
Next Article Juventusi tregon dhëmbët në kampionat, fitore me goleadë për vendin e 4-t të Serisë A

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.