KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 dhjetor 2025.

Vendimi u aprovua me 11 vota pro, duke krijuar kushtet ligjore për nisjen e procesit të formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. Certifikimi pasoi vendimin e Gjykatës Supreme, e cila hodhi poshtë si të pabazuara gjashtë ankesat e fundit që lidhen me procesin zgjedhor.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë ulëse parlamentare.

Megjithatë, gjatë mbledhjes janë shprehur edhe rezerva nga disa anëtarë të KQZ-së, të cilët kanë ngritur shqetësime lidhur me vendimin për certifikimin e rezultateve për Listën Serbe.

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter