Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Provimi i jurisprudencës”, Musa: BDI po bën zhurmuesin, mos t’ia lë fajin VLEN-it

Press Online6 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa në një intervistë për Alsat M lidhur me kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, tha se një kërkesë e tillë është legjitime dhe VLEN e mbështet një nismë të tillë.

“Ky problem daton që nga viti 2019, ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2020. Ka zbrazëtira ligjore, kushtetuta e njeh gjuhën shqipe dhe duhet që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet në gjuhën shqipe. Në takimin që pata me kolegët e VLEN jemi në gjetje e sipër të një modusi që me harmonizimin a akteve ligjore ta tejkalojmë këtë problem dhe të mos lejojmë ky provim të bëhet barrierë gjuhësore për studentët”, tha Musa.
Sipas saj, BDI ka pasur hapësirë të mjaftueshme që ta mundësojë këtë provim në shqip, nuk e ka bërë dhe tani nga opozita po bën zhurmuesin, duke ia lënë fajin VLEN-it.

“Sigurisht jam pro ligjeve që mundësojnë të tejkalojmë një problem që tangon shoqërinë si dhe të tejkalojmë inatet politike, pavarësisht a vjen propozimi nga qeveria apo opozita, nëse janë në të mirën e përgjithshme konkretisht të këtyre studentëve, jam për t’i mbështetur”, ka thënë tutje Musa.

Kodi zgjedhor, VLEN me dy emra në grupin e punës

Sa i takon Kodit zgjedhor dhe grupeve të punës në Kuvend, Musa tha se koalicioni VLEN ka dërguar dy emra, Saranda Imerin dhe Zekerija Tahirin në përpilimin e Kodit të ri zgjedhor dhe javët në vazhdim pret të fillojnë bisedimet mes anëtarëve të grupit.

Thotë se nuk kanë ende një qëndrim për një Njësi zgjedhore.

“Jemi në bisedime edhe pro asaj të gjendet Kod zgjedhor ku do të përfshihen listat e hapura si dhe diaspora në votime. Jemi në komunikim të vazhdueshëm që të shihen të gjitha modelet, cili format është më i dobishëm për gjithë shoqërinë dhe shtetin”, u shpreh deputetja Musa.

Ajo thotë se nuk presin bllokada nga opozita lidhur me ligjin për përfaqësimin e drejtë, por mbështetje i cili garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucione shtetërore.
VLEN, shton ajo mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike, por në takimin e liderëve siç tha është theksuar të votohet tani, por të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur ato të mbahen.

Previous ArticleASK: Rriten çmimet në bujqësi
Next Article Emma Stone zbulon pse refuzon Instagram-in: “Kam frikë për…”

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.