Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri”, ish-shefi i policisë jep detaje

Press Online6 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se ka dyshime të forta se Jeffrey Epstein ka ardhur dy herë në Shqipëri, njëherë në vitin 2009 dhe njëherë në vitin 2018.

Komentet Prençi i bëri në një emision televiziv, ku tha se Epstein dhe politikanë të tjerë që kishin rënë në ‘kthetrat‘ e tij, e pëlqenin Ballkanin për vajzat e bukura dhe për bregdetin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë.

Prençi shtoi gjithashtu se pas Epstein qëndronin shërbimet sekrete, që ishin të interesuara për të implikuar zyrtarë të lartë nga e gjithë bota në afera korruptive e seksuale.

Ai e cilësoi Epstein një figurë jo vetëm të kompromentuar, por edhe kriminel, pasi sipas Prençit, ai ka arritur deri në atë pikë sa të abuzonte edhe me fëmijë.

“Epstein nuk ka qenë vetëm. Pas tij fshiheshin shërbime sekrete, që kanë qenë të interesuar për të implikuar zyrtarë të lartë, qoftë të SHBA-ve, por edhe të shteteve të tjera thuajse në të gjithë globin. Vdekja e tij është misterioze dhe është dyshuar se nuk ka qenë vetë-vrasje, por vrasje. Normalisht kështu përfundojnë të tillë njerëz, sepse aventurat që ndërmarrin, jo vetëm që janë të investuara, por janë edhe me rrisk shumë të lartë. Fakti që në kthetrat e Epstein kanë përfunduar Presidentë, Princa, ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të BE-së, etj, por edhe mënyra e sjelljes së tij nuk është e pangjashme me shumë histori të tjera më të hershme në botë. Sepse njihen njerëz të tillë që përdoren nga shërbimet sekrete.

Normalisht neve na intereson fenomeni i Epstein në Shqipëri dhe për këtë duhet zyrtarisht të prononcohet shteti shqiptar, pasi ka dyshime që Epstein ka qenë 2 herë në Shqipëri. Flitet për vitin 2009-2010 dhe në vitin 2018. Këtë mund ta konfirmojë sistemi TIMS i hyrje daljeve në Shqipëri. Mënyra sesi ai dhe politikanë të tjerë të Europës kanë folur për Shqipërinë, për vajzat shqiptare, për qytetin e Kotorrit dhe për ish-Presidentin e Malit të Zi, tregon që ai dhe disa politikanë që i kishte futur në kthetra lakmonin pjesën ballkanike për 2 arsye, e para se kishte femra shumë të bukura dhe e dyta për një zonë të paprekur që ishte bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi, konkretisht qyteti i Kotorrit.

Pastaj atje ekziston një rast i një vajze nga Elbasani që ka aplikuar për punë dhe…. Epstein ishte një figurë shumë e kompromentuar, i ndikuar edhe nga shërbimet sekrete. Një figurë jo vetëm kompromentuese, por edhe kriminale. Ka shkelur shumë rrugë që nuk duhet t’i shkelte dhe ka abuzuar edhe me fëmijë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi miliona faqe dokumenta nga Dosja e Epstein, ku dolën në pah emra të shumtë të politikën dhe biznesit, të cilët ishin të përfshirë deri diku në aferat e tij.

Previous ArticleStarmer u kërkon falje viktimave të Epstein për emërimin e Mandelson dhe ‘besimin në gënjeshtrat e tij’
Next Article Për një vit, çmimet e shërbimeve hotelierike u rritën për 3,4%

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.