Sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në pjesët juglindore priten reshje shiu, lokalisht mbi 20 l/m², ndërsa në zonat malore më të larta në veriperëndim do të ketë reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.
Sipas njoftimit të UHM-së, deri të shtunën pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë, me reshje të herëpashershme shiu që vende-vende do të jenë më intensive. Gjatë natës në pjesët juglindore do të bien mbi 20 l/m² shi, ndërsa të premten reshje më të forta priten në pjesët më perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar.
Nga e diela pritet rënie e temperaturave, ndërsa reshje bore do të ketë në zonat malore dhe në disa vende më të larta.(PressOnline.al)


