Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjyqësori i pavarur dhe efikas, kusht kyç për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Press Online4 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjyqësori i pavarur mbetet një ndër kushtet themelore për demokratizimin e brendshëm të vendit dhe përparimin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, deklaroi euroambasadori në Shkup, Mihalis Rokas. Ai rikujtoi raportin e progresit të BE-së për vendin nga tetori i vitit të kaluar, në të cilin u evidentuan ngecje serioze në këtë fushë, përfshirë përzierjen politike, autonominë e kufizuar financiare, dobësitë në menaxhim dhe mungesën e resurseve njerëzore, informon PressOnline.al

Sipas Rokas, drejtësia është e plotë vetëm nëse është njëkohësisht e pavarur dhe e zbatueshme në kohë.

“Gjyqësori i pavarur dhe gjyqësori efikas janë të pandashme. Pavarësia pa efikasitet dështon qytetarët. Efikasiteti pa pavarësi minon drejtësinë. Për BE-në, të dyja janë shtyllat e sundimit të ligjit, kushte të domosdoshme për Maqedoninë e Veriut drejt BE-së. Gjyqësor i pavarur do të thotë se gjykatësit dhe prokurorët mund t’i gjykojnë rastet pa ndikime politike ose mospërzierje e fuqive nga fushat tjera. Një gjyqësor efikas do të thotë se drejtësia zbatohet në kohë të parashikuar dhe në mënyrë profesionale. Qytetarëve u duhen të dyja dhe të dyja i presin.”, – deklaroi euroambasadori Mihalis Rokas.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani, pranoi se ndikimet ndaj gjyqësorit janë të mundshme, por theksoi se integriteti personal i gjykatësit mbetet mburoja kryesore kundër çdo presioni.

“Integriteti i gjykatësit është më e rëndësishme dhe gjithsesi gjykatësi si pjesë e sistemit gjyqësor duhet vetë ta mbrojë pavarësinë individuale dhe mosndikimin. Ndikimi ndaj gjykatësit është i mundshëm, por nëse gjykatësi kapet pas ligjit dhe etikës, atëherë nuk ekziston mënyrë për ndikim ndaj tij.”, – theksoi kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani, përcjell PressOnline.al

Në të njëjtën linjë qëndrimi, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, vlerësoi se efikasiteti dhe pavarësia janë dy kushte të pandashme për ngritjen profesionale të jurisprudencës, duke kërkuar rritje të mbështetjes financiare për këtë degë të pushtetit.

“Gjyqësor që është i dobët në kuadër, me organizim të ngarkuar apo me financa të kufizuara, vështirë të jetë njëmendtë i pavarur. Ndërkaq, gjyqësori që s’ka standarde të qarta, vështirë të jetë efikas… Nëse duam të kemi rezultate duhet të kemi shtigje të qarta të digjitalizimit.”, – theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, tha se reformat në gjyqësor nuk janë të lehta dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm institucional, duke nënvizuar se masat e propozuara duhet patjetër të shqyrtohen dhe të zbatohen nëse synohen rezultate konkrete.

“Reformat patjetër të përfshijnë plotësimin e vendeve të punës, modernizimin e infrastrukturës, përforcimin e integritetit institucional dhe rritjen e besimit në opinion, përmes transparencës dhe standardeve të larta etike.”, – u shpreh ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.

Këto deklarata u dhanë në kuadër të konferencës kushtuar përforcimit të efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësorit, ku u theksua se sundimi i ligjit mbetet një nga sfidat më të mëdha dhe njëkohësisht një nga kriteret kyçe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Previous ArticleStarmer flet me Trump për sulmet ruse në Ukrainë
Next Article Kenan Yildiz pranon kushtet, gati kontrata e re me Juventusin

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.