Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje

Press Online3 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tema e zgjedhjeve të mundshm të parakohshme parlamentare ka rikthyer në qendër të skenës politike Maqedoninë e Veriut, duke nxjerrë në pah ndarjet e thella mes partive politike. Ndërsa disa kërkojnë votim të ri, të tjerë paralajmërojnë se një cikël i ri zgjedhor mund të sjellë vetëm bllokim institucional, pa adresuar problemet reale të vendit, shkruan PressOnline.al 

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, argumenton se qeveria aktuale nuk ka kapacitet të menaxhojë krizën dhe e ka krijuar vetë situatën problematike. Ai thekson se mandatin nuk mund të përfundojë deri në vitin 2028 pa zgjedhje të parakohshme.

“Mendoj se sigurisht do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës që na pret, të cilën kjo qeveri praktikisht e ka krijuar. Nuk di si ta menaxhojë sepse nuk ka as vullnet, as kapacitet. Kujdeset vetëm për interesat e veta. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme. Nëse do të jenë në fund të këtij viti ose në të ardhmen, do ta shohim, por deri në 2028 nuk mund të vazhdojë kështu,” tha Filipçe, përcjell PressOnline.al

Edhe BDI qëndron në qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme, duke argumentuar mungesën e legjitimitetit të qeverisë aktuale.

“Qëndrojmë pas kërkesës sonë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sot ballafaqohemi me sfida që rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit, për shkak të një qeverisjeje pa legjitimitet,” deklaroi Arbër Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se zgjedhjet e parakohshme do të çojnë vetëm në bllokadë institucionale dhe humbje të resurseve.

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, i pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se qytetarëve u nevojiten zgjidhje konkrete dhe jo domosdoshmërisht zgjedhje të reja.

“Qytetarëve u duhen zgjidhje për një jetë më të mirë, jo zgjedhje të menjëhershme. Analiza e situatës politike tregon se mund të jetë më e dobishme të vazhdojmë me organizime të tjera, duke shfrytëzuar momentumet pozitive nga fitoret e kaluara,” tha Sali, duke shtuar se VLEN synon rezultate pozitive dhe rritje të përkrahjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me qëndrime kaq të ndara, debati për zgjedhjet e parakohshme mbetet një nga linjat kryesore të konfrontimit politik në Maqedoninë e Veriut. Pyetja që mbetet është nëse vendi do të shkojë drejt një cikli të ri zgjedhor apo do të përpiqet të përfundojë mandatin aktual.(PressOnline.al)

Previous ArticleCarragher për Wirtz: Na kujton De Bruyne dhe David Silva-n
Next Article Dosjet Epstein, Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj?!

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.