Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dimitrieska-Koçoska: Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime

Press Online3 Shkurt 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

“Qëndrimi i Qeverisë që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime ishte i saktë sepse Qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të lejojë ulje të pagave, veçanërisht tek ata me të ardhurat më të ulëta në administratë”.

Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisionin “360 Shkallë”, ku ritheksoi se për pagën minimale duhet të dakordohen të punësuarit dhe punëdhënësit, sepse pagat e të punësuarve në sektorin privat sigurohen nga sektori privat, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës.

“Si Qeveri, duhet të jemi përgjegjës ndaj të gjithë qytetarëve, respektivisht kjo i referohet administratës dhe ne nuk mund të lejojmë që disave, veçanërisht atyre me pagat më të ulëta, t’u ulen pagat. Marrëveshja e përgjithshme kolektive parashikon rritje të pagave dhe nëse zbatohet metodologjia që kanë propozuar, rritja duhej të ishte e tillë që ata me pagat më të larta të kishin rritjen më të madhe dhe ata me pagat më të ulëta jo vetëm që nuk do të merrnin rritje, por disa prej tyre do të kishin edhe ulje”.

“U krijuan situata ku paga e tyre duhej të ulej me një përqind, përkatësisht, duhej ta ulnim një pjesë të pagës së tyre. Mendoj se vendimi i Qeverisë në atë moment që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhej të pësonte ndryshime të caktuara ishte i saktë”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo theksoi se lidhur me pagën minimale, punëdhënësit dhe të punësuarit duhet të ulen dhe të arrijnë marrëveshje midis tyre, ndërsa nga ana tjetër Qeveria është vëzhguese në këtë proces.

“Është logjike që Qeveria të jetë vëzhguese e këtij procesi për një arsye të vetme, respektivisht sektori privat siguron paga për të punësuarit në sektorin privat. Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës dhe mendoj se më shumë së një vit e gjysmë, Qeveria ka arritur sukses në këtë drejtim”.

“Sa i përket asaj për çfarë duhet të bien dakord punëdhënësit dhe të punësuarit, vlerësoj se ata, ashtu si Qeveria, duhet të zhvillojnë dialog, të arrijnë marrëveshje dhe të bien dakord midis tyre se sa ngarkesë mund të kenë punëdhënësit, sepse edhe ata duhet t’i paguajnë pagat”, nënvizoi ministrja, duke theksuar se çdo i punësuar duhet të marrë një pagë më të lartë, por se ekzistojnë rregulla ekonomike, që do të na destinojnë në një situatë ku gjërat do të stabilizohen ose jo.

Ministrja e Financave theksoi se bëhet fjalë për sigurimin e mjeteve për ndërtimin dhe zgjerimin e spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë.

“Po, është planifikuar ndërtimi i spitalit në Kërçovë dhe zgjerimi i spitaleve në Tetovë dhe Shtip dhe normalisht edhe prokurimi i pajisjeve në këtë drejtim. Në fund të dhjetorit parashtruam kërkesë te bankat, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave përfundon javën që vjen. Pas marrjes së ofertave do të kemi pasqyrë më të qartë për kushtet dhe hapat e ardhshëm”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se projekti është paraparë për pajisimin e plotë të spitaleve me pajisjet më të fundit moderne mjekësore, ndërsa vlera e përllogaritur për këto tre institucione është rreth 200 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet pas përfundimit të analizave të ofertave nga bankat.

Previous ArticleGjorgjievski paralajmëron 100 autobusë të rinj urban për Shkupin
Next Article Dokumentari “Melania” tejkalon pritshmëritë, më i shtrenjti i realizuar ndonjëherë!

Lajme të ngjashme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.