Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kandidatët për President të Kosovës – çka dihet dhe çfarë është spekulim

Press Online2 Shkurt 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tashmë pritet forimi i institucioneve, ku pastaj Kosova duhet të zgjedhë edhe presidentin ose presidenten e re.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka konfirmuar publikisht se synon të kandidojë për një mandat të dytë. Mandati i saj aktual përfundon në prill të këtij viti.

Në rrjetet sociale dhe në diskursin publik kanë qarkulluar disa emra si kandidatë të mundshëm, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Mes spekulimeve më të shpeshta është edhe familja Jashari.

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, është përmendur dhe i janë shpërndarë edhe foto në rrjetet sociale, por i njëjti deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për kandidaturën e mundshme.

Edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, përmendet si kandidat potencial, por as ai personalisht e as partia që udhëheq nuk kanë konfirmuar diçka zyrtare.

Ai ka ka theksuar rëndësinë e komunikimit politik brenda spektrit të gjerë politik dhe u shpreh i gatshëm të bashkëbisedojë me të gjitha partitë për çështjen e zgjedhjes së një presidenti konsensual të Kosovës, duke sqaruar se dialogu nuk nënkupton “pazare politike”.

Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj diskutohet si kandidat i mundshëm konsensual i opozitës.

Sipas Pal Lekajt, nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj është në komunikim me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së, por ende nuk ka vendim përfundimtar dhe nuk dihet se sa kanë avancuar bisedimet.

Në anën tjetër profesori i Fakultetit Juridik, Kolë Krasniqi, ka bërë të ditur se është propozuar si kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka deklaruar se Republika e Kosovës ka nevojë për institucione që gëzojnë besim.

Në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, por partitë politike kanë theksuar se duhet të ketë diskutime paraprake për të ruajtur stabilitetin institucional.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet finale, dhe së shpejti pritet krijimi i institucioneve të reja – Kuvendi dhe qeveria. Pas formimit të tyre, rendi i ditës do të përfshijë edhe zgjedhjen e presidentit të ri për një mandat pesëvjeçar.

Previous ArticleRihapet pika kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, por me kufizime të rrepta
Next Article Mitaj mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.