Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Prej sot nisin gjobat, zyrtarisht fillon zbatimi i sistemit “Safe City”

Press Online1 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10, nga sot ka nisur zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të shkeljeve në komunikacion – “Safe City. Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje tipike të shkeljeve: parkim të parregullt, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se është miratuar një Rregullore e re me të cilën është rritur pragu i tolerancës për shpejtësinë e drejtimit të automjeteve, respektivisht tolerancë prej 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe 8 km/orë mbi 100 km/orë. Me ndryshimet e reja të Rregullores, e cila hyri në fuqi dje, për shpejtësi deri në 50 km/orë mbetet toleranca prej 6 km/orë. Kjo do të thotë se në zonat ku kufiri është 30 km/orë, kamera nuk do të regjistrojë shkelje deri në 36 km/orë, ndërsa do të regjistrojë nga 37 km/orë.

Për shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë, toleranca sipas Rregullores së re është 9 km/orë. Pra, nëse kufiri është 50 km/orë, kamera do të regjistrojë shkelje dhe do të dërgojë njoftim nëse automjeti lëviz me 60 km/orë. Në zonat me kufizim 100 km/orë, toleranca është 12 km/orë dhe sanksionimi fillon nga 113 km/orë.

Toshkovski paralajmëroi edhe një projekt tjetër që do të zbatohet në ditët në vijim me mbështetjen e “Telekomit të Maqedonisë”. Për shkeljet e bëra brenda kufijve të tolerancës, qytetarëve do t’u dërgohen mesazhe informative, pa gjoba, nga MPB-ja.

Sipas ligjit, gjobat për tejkalim të shpejtësisë janë:

deri në 20 km/orë mbi kufirin: 20 euro;
nga 20 deri në 30 km/orë: 45 euro;
nga 30 deri në 50 km/orë: 300 euro dhe marrje e patentë shoferit nga 3 deri në 12 muaj;
mbi 50 km/orë: 400 euro dhe marrje e patentë shoferit për paktën një vit.
Në zonat e banuara, gjobat janë më të rënda dhe mund të arrijnë deri në 500 euro. Për kalim në semafor të kuq, sistemi do të shqiptojë automatikisht gjobë prej 250 eurosh dhe ndalesë për vozitje nga 3 deri në 12 muaj, ndërsa në rast rrezikimi ose aksidenti parashihet përgjegjësi penale. Vozitja e automjetit pa regjistrim dënohet me 100 euro për shoferin dhe 250 euro për pronarin e mjetit.

Për parkim të parregullt, gjoba është 30 euro, 45 euro nëse pengohet komunikacioni dhe 50 euro nëse automjeti është i parkuar në vend për persona me aftësi të kufizuara.

Nëse gjoba paguhet brenda tetë ditësh, paguhet gjysma e shumës. Pas këtij afati, paguhet shuma e plotë, me mundësi arkëtimi të detyrueshëm. Shoferi që merr tre ndalime drejtimi brenda katër viteve, automatikisht humb patentën e shoferit. Riprovimi lejohet më së hershmi pas një viti.

Previous ArticleKategoria e Parë/ Fitore për Kukësin, Laçi ruan vendin e dytë, Pogradeci në ndjekje
Next Article MESAZHET/ Zbardhet biseda mes Epstein dhe Lajçak: Nuk e dinë si jam në aksion…

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.