Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Garderoba juaj mban aromë të keqe?! Ky truk do t’ju ndihmojë…

Press Online1 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

A ju ka ndodhur të hapni dollapin dhe, në vend të aromës së rrobave të pastra, të ndjeni një erë të rëndë lagështie? Ky është një problem i shpeshtë, por zgjidhja nuk qëndron te freskuesit e shtrenjtë, të cilët vetëm e mbulojnë erën. Efekti i vërtetë vjen nga kuptimi i shkakut dhe përdorimi i metodave të thjeshta, natyrale.

Pse merr erë dollapi?

Fajtori kryesor është lagështia, e kombinuar me hapësirën e mbyllur, errësirën dhe qarkullimin e dobët të ajrit. Këto kushte krijojnë ambient ideal për mykun dhe kërpudhat, të cilat lëshojnë gaze specifike, të njohura si përbërje organike të paqëndrueshme mikrobiale (MVOC). Edhe rrobat e lara mirë mund t’i përthithin këto aroma nëse nuk janë tharë plotësisht ose qëndrojnë gjatë në dollap.

Faktorë të tjerë përfshijnë:

  • lagështi të lartë në banesë
  • rrjedhje uji nga tubacionet
  • vendosjen e rrobave të veshura dhe të djersitura në dollap.

Prandaj, hapi i parë është eliminimi i erës ekzistuese, përpara se të kaloni te zgjidhjet afatgjata.

Aleatë natyralë kundër erës së keqe:

Sodë buke

Neutralizon erërat, pa i maskuar ato. Vendosni një enë të hapur në dollap dhe ndërrojeni një herë në muaj.

Qymyr aktiv

Struktura e tij poroze thith lagështinë dhe aromat. Mund të përdorni qese të gatshme ose disa copë qymyr për skarë (pa aditivë), të futura në një çorape të vjetër.

 Oriz dhe vajra esencialë

Hidhni oriz të papërpunuar në një kavanoz dhe shtoni 10–15 pika vaj esencial (livando, limon ose çajdruri). Orizi thith lagështinë, ndërsa vaji përhap aromë të freskët.

Shkumës shkollor

Lidhni disa copë dhe varini në dollap, thith lagështinë dhe zvogëlon erën e ndenjur.

Parandalimi është çelësi

Zakone të thjeshta bëjnë diferencën më të madhe:

 Ajrosja

Çdo mëngjes, mbani dyert e dollapit hapur të paktën 15 minuta. Lini 1–2 cm hapësirë mes rrobave që ajri të qarkullojë. Nëse është e mundur, dyert me grila janë zgjidhje ideale për ventilim të vazhdueshëm.

Kontrolli i lagështisë

Mos vendosni kurrë rroba të lagështa në dollap. Xhaketat, veshjet sportive dhe pajisjet e jashtme duhet të thahen plotësisht më parë. Qeskat silikoni nga kutitë e këpucëve shpërndajini në rafte dhe xhepa.

Pastrimi i rregullt

Dy herë në vit, zbrazni plotësisht dollapin. Fshini raftet dhe muret me një leckë të lagur në përzierje ujë + uthull e bardhë (1:1). Uthulla shkatërron sporet e mykut dhe aroma zhduket brenda një ore. Me këto truke të thjeshta të futura në rutinën tuaj, dollapi shndërrohet në një hapësirë të pastër, të freskët dhe të këndshme për rrobat, pa produkte të shtrenjta dhe pa erëra të pakëndshme.

Previous ArticleZhduken dy vajza në Novobërdë
Next Article Kategoria e Parë/ Fitore për Kukësin, Laçi ruan vendin e dytë, Pogradeci në ndjekje

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.