Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndryshimet në kodin penal, Selmani: Ashpërsimi i dënimeve vetëm në letër

Press Online31 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ashpërsimi i dënimeve deri në dhjetë vite burg për vepra penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, përfitime të mëdha pronësore në dëm të shtetit, keqpërdorime gjatë furnizimeve publike, ligjërisht sfidon format më të rënda të krimit por në praktikë mund të jetë e relativizuar.

Profesori universitar Bashkim Selmani, thotë se dënimet qëndrojnë, por jo edhe elementet tjera të zbatimit të ligjit.

“Në praktikë efekti ndëshkues është relativizuar për shkak se janë ngushtuar elementet përbërëse të veprës penale, janë shkurtuar afatet e parashkrimit, janë krijuar kushte më të favorshme për rikualifikimin e veprave penale. Pra, korrupsioni ndëshkohet më ashpër në letër, por më vështirë në praktikë, sidomos kur bëhet fjalë për keqpërdorime zyrtare të profilit të lartë.” – u shpreh për TVM2,  Profesori universitar, Bashkim Selmani, përcjell PressOnline.al

Sa ndryshimet janë në përputhje me standardet evropiane, profesor Selmani konsideron se nuk janë plotësisht, pasi ndryshimet janë bërë me procedurë të shpejtuar, pa debat publik duke parashikuar efektet. Ndryshimet ndikojnë edhe mbi rastet në proces.

“Në disa lëndë raste përfundojnë me parashkrim automatik, në disa lëndë kërkohet rikualifikim i veprës penale si dhe dënimet potenciale zvogëlohen ndjeshëm. Objektivisht përfitues kryesor mund të jenë dhe janë zyrtarë aktual dhe ish zyrtarë të përfshirë në raste korrupsioni, persona me procedura të hapura ose të pazgjedhura gjyqësore, subjekte me kapacitete për të shfrytëzuar boshllëqe ligjore, ndërsa humbin qytetarët besimin në drejtësi.” – deklaroi Selmani.

Ndryshimet erdhën pas vërejtjeve të BE-së se vendi udhëhiqej me një kod penal të ndryshuar gjatë vitit 2023, nën pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së.

Parlamenti uli dënimet e veprave penale, madje edhe vjetërsoi lëndë të krimit dhe korrupsionit të profilit të lartë politik.

Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me përfitime të mëdha pronësore në dëm të shtetit, politika ndëshkuese u ndryshua nga dënimi prej 6 muaj burg deri në 5 vite në dënim me burg deri në 4 vite. Me po të njëjtat ndryshime ishte shlyer neni i cili parashikonte burg më së paku prej pesë viteve për funksionarët të cilët do të keqpërdornin furnizimet publike. Ulja e dënimeve nga dhjetë vite burg në tre atëherë përfshiu edhe veprat penale kundër rendit public dhe bashkëveprimit kriminel.

Previous ArticleIzraeli bombardon rripin e Gazës, 30 të vrarë, palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Next Article “Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.