Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Të gjitha prokuroritë do të lëshojnë urdhër hetimi për votat, rinumërimi drejt fundit

Press Online28 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po shkon drejt fundit.

KQZ ka njoftuar se Në QNR janë rinumëruar rreth 80% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime dhe se në 28 komuna tashmë është përmbyllur procesi.

Por, krejt ata që dyshohet që kanë bërë manipulime me vota duket se nuk do të shpëtojnë nga hetimi.

Ndonëse Prokuroritë Themelore nuk kanë njoftuar për nisje të hetimit për ndonjë komunë tjetër, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka konfirmuar se të gjitha prokuroritë do të lëshojnë autorizime për grumbullim të informacioneve nëpër komunat e Kosovës.

“Hetimet do ta tregojnë se si është bërë ky falsifikim i rezultateve, asnjë nga ta nuk do të amnistohet dhe të gjithë ata që e kanë shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohen me forcën e ligjit”, ka thënë Pula.

Bashkëpunim për këtë do të ofrojnë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“KQZ qysh në ditën kur është marr vendimi për rinumërim e ka bërë të qartë se do të ofroj çdo gjë që është e nevojshme për institucionet të cilat janë duke u marr me rastin”, ka thënë zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së poashtu tha se procesi i rinumërimit pritet të përfundoj ditën e shtunë.

“Sipas planifikimeve presim që i gjithë rinumërimi i të gjitha rinumërimeve deri në fund të këtij muaji pra deri në ditën e shtunë”, ka shtuar Elezi.

Të hënën Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të grumbulloj informata lidhur me procesin e numërimit në komunën e Drenasit, kurse në Prizren tashmë janë në paraburgim 23 persona.

Previous ArticleTrump: Gjëra të mira po ndodhin në negociatat për Ukrainën
Next Article “Është më e mira në shtëpi…” DJ Gimbo shpërthen me deklaratën që po trazon rrjetin?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.