Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Propozimi për rritjen e çmimit të rrymës në përqindje dyshifrore

Press Online28 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zyra e Rregullatorit për Energji tashmë e ka në tavolinë aplikimin për rritje të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, bashkë me dokumentacionin për kostot dhe për të hyrat e lejuara maksimale.

Jo-zyrtarisht televizioni Dukagjini kuptoi se rritja e propozuar e çmimit të rrymës shkon në përqindje dyshifrore.

Sidoqoftë, këtë nuk e kanë konfirmuar e as mohuar as Zyra e Rregullatorit për Energji e as kompania për furnizim KESCO.

Në një përgjigje, Rregullatori njoftoi se e ka zgjatur afatin për aplikime për të hyrat e lejuara maksimale të operatorëve deri të mërkurën e 28 Janarit – por refuzoi të japë shifrat zyrtare pa u mbyllur kjo fazë.

“Sa i përket propozimit të Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU/KESCO) për të hyrat e lejuara maksimale, nivelin e kostove, të hyrave, si dhe propozimet për tarifat për vitin 2026, këto informacione do të jenë të disponueshme vetëm pas dorëzimit  të aplikimeve dhe përfundimit të kontrollit fillestar administrativ nga ZRRE-ja”.

Me arsyetimin e njëjtë edhe KESCO-ja, kompani me detyrë të Furnizuesit të Shërbimit Universal, refuzoi të tregojë propozimin e saj.

“Siç e dini Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë afatin për aplikim deri më datë 28 Janar. Rrjedhimisht, procesi i aplikimit është akoma i hapur dhe ne do e respektojmë këtë proces, të udhëhequr nga Rregullatori”, kanë thënë nga KESCO.

Sido që të jetë aplikimet e të gjithë operatorëve përfshirë edhe KEDS-in, KOSTT-in, por edhe KEK-un, do të publikohen në kuadër të procesit të shqyrtimit tarifor.

Javën e kaluar, TV Dukagjini raportoi për tejkalim për afër 36 milionë euro të vlerës së parashikuar të importit të energjisë elektrike nga KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal, vitin e kaluar.

Një nga faktorët shtesë, që pritet të ketë ndikim në importin e lejuar për FSHU-në, rrjedhimisht në tarifa, edhe vitin tjetër, është planifikimi për ndalje të prodhimit për një pjesë të madhe të vitit 2026 në njësitë e termocentralit “Kosova B” me qëllim të kryerjes së investimeve.

ZRRE-ja do të marrë vendim për tarifa të energjisë elektrike para fundit të muajit Mars, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi nga 1 Prilli.

Nëse Rregullatori aprovon propozimin e KESCO-s, kjo do të ishte hera e katërt në pesë shqyrtimet e fundit që konsumatorëve do t’u rritej çmimi i rrymës.

Previous ArticleVIDEO/ Presidenti nigerain përballet me incidentin e sikletshëm, humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë pritjes në Ankara
Next Article Natalie Portman shpërthen në lot në Sundance? “Ajo që po bën ICE në Amerikë duhet të ndalet”

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.