Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Formimi i institucioneve të Kosovës, peng i rinumërimit

Press Online28 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në QNR po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve dhe se deri më tani KQZ ka rinumëruar rreth 74% të vendvotimeve.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, tha Elezi.

KQZ pret që deri më 31 janar të përmbyllë procesin e rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të rregullta për t’i hapur rrugë shpalljes përfundimtare të rezultateve. Megjithatë, vendimi për rinumërimin e plotë të rezultateve pas gjetjeve të KQZ-së se pati manipulime të mëdha me vota ndërmjet kandidatëve për deputet dhe zërat se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa e materializuar rezultatin e 28 dhjetorit, si shkak i tejkalimeve të afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri ka ngjallur pakënaqësi ndër qytetarë

“Nuk është mirë me shku në zgjedhje prap…

“Dallavare gjithkund çka po bahet nuk e di”

“Kanë vjedh ja kan pa sherrin vet”

Nga gjetjet e KQZ-së u shpërfaq se asnjë nga subjektet politike nuk ishin imune ndaj manipulimeve me vota ndërmjet listave të kandidatëve për deputet. Megjithatë, vendimi për rinumërimin e plotë ka zvarritur procesin e certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe rrjedhimit formimit të institucioneve. Ndërkaq, afatet kohore për ankesa që rrjedhin deri në certifikim të rezultatit zgjedhor, rrezikojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja pa e materializuar rezultatin zgjedhor. Marrë parasysh faktin se Kosova më 5 mars duhet ta ketë një president të ri të zgjedhur. Në këtë kuptim, njohësja e rrethanave politike, Arta Tahiri, vlerëson se vendi nuk ka më kohë të humbasë. Në vlerësimin e saj asnjërës nga subjektet politike nuk do t’i konvenonin zgjedhjet e reja.

“Kosova pa vonesa duhet të formojë institucionet të zgjedhë presidentin apo presidenten dhe të vazhdojë përpara. Deri më tani vendi asnjëherë nuk ka shkuar në zgjedhje për shkak të presidentit…Edhe asnjërës nga subjektet politike nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja…”, tha Tahiri.

Lidhur me çështjen e zgjedhjeve të reja, KQZ ka deklaruar se aktualisht është e fokusuar në përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të rinumërimit, andaj në këtë fazë nuk ka diskutuar për zgjedhje të reja të mundshme. Kosova nisi vitin 2026 pa një buxhet të miratuar, dhe se pas një marsit nëse nuk ka një kuvend funksional për miratimin e tij, gjysma e qytetarëve të Kosovës rrezikojnë të mbesin pa paga, pensione dhe skema sociale. Ndërkohë, që në mungesë të Kuvendit një numër i marrëveshjeve ndërkombëtare vazhdojnë të mbesin në pritje për ratifikim duke shkaktuar kështu qindra miliona euro humbje për qytetarët

Previous ArticleAksidenti fatal me 7 viktima në Rumani! I mbijetuari flet për shkaqet: Shoferit iu bllokua timoni
Next Article Pavarësisht tragjedisë, shitet për këtë çmim shtëpia e aktorit legjendar, Gene Hackman!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.