Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

KQZ: Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë deri në fund të muajit

Press Online27 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mbi 75 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që i gjithë procesi të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se që nga 13 janari në QNR po zbatohen dy vendime të KQZ-së për rinumërimin e gjithsej 2.557 vendvotimeve, ku është zhvilluar procesi zgjedhor më 28 dhjetor.

“Që nga data 13 janar dhe deri më sot, kur ka filluar dita e 15-të, në QNR është duke vazhduar zbatimi i dy vendimeve të KQZ-së, për rinumërimin e 914 vendvotimeve dhe ai për rinumërimin edhe të 1.643 vendvotimeve, që në përgjithësi kemi të bëjmë me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, 2.557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor. Numri i vendvotimeve që janë rinumëruar, kur shënon pak pas mesditës, është më shumë se 75 për qind dhe sigurisht se këto të dhëna do të ndryshojnë deri në orën 16:00, kur do të përfundojë orari i punës për ndërrimin e parë”, tha ai.

Sipas Elezit, procesi po zhvillohet sipas planit të paraparë dhe në QNR janë të angazhuara 76 ekipe numërimi.

“Fillimisht, procesi i rinumërimit, i cili ka filluar me datë 13 janar, është duke vazhduar sipas planifikimeve të KQZ-së. Në përgjithësi, në QNR janë 76 ekipe numërimi të cilat angazhohen gjatë gjithë ditës. Sipas planifikimeve dhe dinamikës që është duke u zhvilluar këtu në QNR, atëherë KQZ planifikon që procesi i rinumërimit për vendvotimet e mbetura pritet të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, që i bie ditë e shtunë”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai sqaroi se pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në fillim të shkurtit, KQZ-ja do të presë afatet ligjore për ankesa para certifikimit të zgjedhjeve.

“Fillimisht, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në fillim të muajit shkurt, KQZ planifikon që të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme. Shpallja e rezultatit nuk nënkupton certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, sepse sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtij rezultati fillimisht në PZAP dhe pastaj palët mund të ankohen edhe në Gjykatën Supreme, nëse janë të pakënaqura me vendimin e PZAP-së. Pra, KQZ duhet të presë të kalojnë këto afate kohore para se të bëjë procedime të tjera. Koha se sa duhet që KQZ ta certifikojë rezultatin përfundimtar pasi të bëjë shpalljen e këtij rezultati varet krejtësisht nga ankesat të cilat mund të paraqiten ndaj rezultatit përfundimtar”, tha ai./EO

27 komuna përfundojnë procesin e rinumërimit

Previous ArticleRëndohet bilanci nga moti i keq, shkon në 30 numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara
Next Article Temperatura nën zero, por asnjë kufi për stilin? Paraqitja që bëri Charli XCX të flitet në Sundance!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.