Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Paraburgim për 23 të arrestuarit në Prizren që manipuluan me vota, dhanë e morën ryshfet

Press Online26 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deri pas mesnate kanë zgjatur seancat për masën e sigurisë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj 23 personave të arrestuar nën dyshimet për dallavere me vota në këtë komunë.

Pas seancave dëgjimore, Gjykata në Prizren ka caktuar për të gjithë personat masën e paraburgimit.

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

“Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç  ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së. Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2  të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së. Ndaj një (1) të pandehuri G.P.,  (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së”, thuhet nga gjykata.

Të premten 109 persona u arrestuan e më pas u dërguan në ndalim për 48 orë, lidhur me dyshimet për manipulim me vota në komunën e Prizrenit.

Meqë prokuroria në Prizren, kërkoi paraburgim vetëm për 23 nga ta, pjesa tjetër tashmë po lirohet nga masa e ndalimit.

Avokati Miftar Qelaj, mbron tre persona të arrestuar që tashmë janë liruar dhe tregon versionin që i thanë klientët e tij për këtë rast.

“Versioni i tyre është se kanë marr pjesë në numërim të votave kanë qenë anëtarë të komisionit gjatë ditëve cdo ditë është ndërruar komisioni nuk ka qenë në përbërje të njëjtë të personave ata kanë qenë anëtarë të Komisionit kryesisht kryesues të këtyre komisioneve kanë bërë monitorimin dhe kanë shfaq në ekran ndërsa këta si anëtarë të komisionit kanë pas për qëllim të mbajnë shënime dhe të përcjellin procesin e numrimit, të njëjtit kanë theksuar se janë të vetëdijshëm që kanë pasur kamera të sigurisë dhe procesi është monitoruar edhe nga kamerat, mirëpo cdo komision ka qenë i përbërë prej 5 anëtarëve, eventualisht 6 ndonjëherë…dyshojnë që dikush aty nga brenda ka mundur të bëjë manipulim..”, ka theksuar Miftar Qelaj – avokat i tre personave të arrestuar.

Ai ka kritika për trajtimin e tyre në ndalim.

“Për neve si mbrojtës ka qenë shqetësuese fakti se nuk kemi pasur informacione të mjaftueshme për klientët tanë fillimisht se ku i kanë dërguar pas ndalimit pastaj kemi marr infomata se gjininë femërore e kanë dërguar në qendrën korrektuese në Lipjan në një objekt që nuk ka qenë funksional për 7-8 vite dhe aty i kanë vendos dhe kemi me pa se në cfarë kushte kanë qëndruar për 48 orë”, ka theksuar Qelaj.

Sipas prokurorisë në Prizren, dyshohet komisionerët në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren i devijuan rreth 70 mijë vota të kandidatëve për deputetë, e që kjo u bë në koordinim mes komisonerëve të partive më të mëdha politike.

Previous ArticleGoooool: Arsenal në avantazh ndaj Manchester United
Next Article Mes akuzave të forta të Brooklyn-it, Romeo dhe Cruz Beckham shfaqen në një “double date”?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.