Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

ZRRE s’flet për kthim të bizneseve në shërbimin universal, “faza e re nga 1 prilli”

Press Online25 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Duke u bazuar në dy kritere, nga 1 Qershori i vitit të kaluar rreth 1300 biznese të mëdha u nxorën në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, konsumatorët komercialë me “më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor” u larguan nga Shërbimi Universal.

Përkundër që ka biznese që kanë pësuar ndryshime në raport me këto dy kritere, ato nuk janë kthyer në furnizimin me tarifa të rregulluara.

Në anën tjetër, ato që nuk i kanë përmbushur kriteret vitin e kaluar, por ndërkohë kanë tejkaluar numrin prej 50 punëtorësh ose 10 milionë eurosh qarkullim vjetor, vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara sikurse konsumatorët shtëpiakë.

Në një përgjigje për TV Dukagjini, Zyra e Rregullatorit për Energji foli vetëm për “fazën e radhës të daljes” në tregun e hapur.

“Procesi i përditësimit të listës së konsumatorëve sipas kritereve ligjore ende nuk ka filluar. Faza e radhës e daljes së konsumatorëve në tregun e hapur është planifikuar të nisë më 1 prill të këtij viti, dhe do të bazohet në të dhënat zyrtare që do të merren nga ATK-ja për këtë qëllim”, thuhet nga ZRRE.

Por, ZRRE-ja nuk u përgjigj për kthim në tarifa të rregulluara të bizneseve që kanë rënë në më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor.

Teksa tha se ZRRE-ja ende nuk ka nxjerrë udhëzues të ri, pas shfuqizimit nga Gjykata Supreme, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kushtrim Ajvazi kërkoi qartësi para se të vazhdohet me procesin.

“Nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Supreme,  ne kemi vazhduar me padi individuale për zbatimin e vendimit të Supremes dhe aktualisht po jep informata që kanë me dalë në tregun e lirë nga data 1 Prill! Cilat biznese kanë me dalë me 1 Prill? Ende nuk kemi udhëzues, thjeshtë është duke vazhduar ky sistem i pakuptimtë, që duhet të zgjidhet”, ka theksuar  Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhueseve.

Në këtë kontekst, ai tha se “në bazë të kalkulimeve në aspektin ligjor janë mbi 1000 biznese që nuk e plotësojnë kriterin ligjor dhe janë nxjerrë në tregun e lirë”.

“T’i nxjerrim udhëzuesit. Ta dimë duhet me dalë? Kur kalkulohet numri i punëtorëve? Si kalkulohet numri i punëtorëve për kompani?! Sepse kemi pasë situata kur kompania ka angazhuar një apo dhjetë trajnerë gjatë vitit e janë deklaruar si punëtorë, e ka kaluar numrin 50 dhe ka hy automatikisht në tregun e lirë. Është e pakuptimtë. Nuk ka ende udhëzues, çka ndodhë tash me ata që nuk e kanë plotësuar kriterin e janë ende në tregun e lirë, a kanë me u kthye në tregun e rregulluar? As këtu nuk ka informata”, ka theksuar ai.

Rënia e eksportit, dobësimi në raport me konkurrencën dhe rritja e çmimeve, si pasojë direkte e kostos së rritur të energjisë elektrike nga dalja në tregun e hapur, sipas Shoqatës së Prodhuesve, janë disa prej pasojave të evidentuara deri tash.

Previous ArticleYildiz fantastik, Juventus realizon edhe golin e dytë ndaj Napolit
Next Article Kanye West “i fryrë” në dalje të rrallë publike me Bianca Censorin, rrjeti shpërthen me spekulime për shëndetin e tij?

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.