Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pas transferimit tek Ipswich, futbollisti kuqezi i dedikon një mesazh të gjatë ish-skuadrës së tij Bristol City!

Press Online25 Janar 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Anis Mehmeti nuk është më futbollist i Bristol City. 25-vjeçari siç dihet është zyrtarizuar te Ipswich po në Championship, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi largohet nga skuadra angleze pas 3 vitesh të shkëlqyera me Bristol, ku arriti të shënonte dhe të linte gjurmë. Falë paraqitjeve të tij pozitive, shqiptari zgjoi interesin e shumë klubeve, teksa nëpërmjet një letre të gjatë dhe të ndjerë , shpreh falenderimet për ish-klubin e tij, ndërsa mbyll kështu një kapitull në jetën e tij.

“Sot i them lamtumirë Bristol City, një klubi që ka qenë një pjesë shumë e madhe e jetës sime dhe e zhvillimit tim si futbollist. Që nga dita e parë që mbërrita këtu, ndjeva se rritesha çdo vit, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri. Koha ime këtu më ka formuar jashtëzakonisht shumë. Dua të falënderoj çdo shok skuadre me të cilin kam luajtur ndër vite. Kujtimet në dhomat e zhveshjes, momentet e vështira, fitoret speciale dhe pengesat që i kaluam së bashku. Jam mirënjohës për çdo moment të vetëm të ndarë, brenda dhe jashtë fushës, me secilin prej jush.

Një falënderim i veçantë për trajnerin, Gerhard Struber. Në një periudhë të shkurtër kohe, ai tregoi besim të vërtetë tek unë në fushë, më besoi dhe më ndihmoi shumë me idetë dhe vetëbesimin e tij. Ai besim bëri një ndryshim të madh dhe e vlerësoj sinqerisht. Gjithashtu dua t’i jap shumë merita Brian Tinnion dhe bordit drejtues. Ka pasur momente kur gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, por ata qëndruan pranë meje, më mbështetën dhe më ndihmuan të vendosem në një pozicion për të pasur sukses. Besimi dhe mbështetja e tyre luajtën një rol të madh për ta bërë kohën time në këtë klub të suksesshme, përfshirë arritjen e “play-off”-it pas kaq shumë vitesh, diçka për të cilën do të jem gjithmonë krenar që kam qenë pjesë.

Për të gjithë stafin në prapaskenë, faleminderit që keni qenë gjithmonë fantastikë me mua, ditë pas dite. Puna që bëni pas skenave nuk kalon kurrë pa u vënë re. Dhe së fundi, për tifozët: faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë e jashtëzakonshme që më keni treguar ndër vite. Në momentet e mira dhe ato të vështira, ju ishit gjithmonë aty, në shtëpi dhe jashtë saj. E ndjeva atë mbështetje sa herë që vesha fanellën, dhe do të thotë më shumë për mua sesa mund ta shprehin fjalët.

Me dashuri,

AMII ❤️”, ka shkruar sulmuesi kuqezi.

Kujtojmë se këtë sezon Mehmeti luajti në 31 ndeshje me Bristol në të gjitha garat ku kanë marrë pjesë, teksa ia doli të shënonte 9 gola dhe dhuroi 6 asiste.

Previous ArticleKujdes! Ja se çfarë tregojnë këto shenja për thonjtë e tu…
Next Article Gjykata Themelore në Prizren pranon kërkesat për paraburgim ndaj 23 personave për falsifikim të rezultateve të votimit

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.