Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kujdes! Ja se çfarë tregojnë këto shenja për thonjtë e tu…

Press Online25 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ndryshimet te thonjtë nuk janë vetëm çështje estetike. Shpesh, ato pasqyrojnë gjendjen e përgjithshme të trupit, nga mungesat ushqyese te faktorë si stresi, lagështia e tepërt apo dëmtimet e vogla të përditshme. Sipas mjekëve, në shumicën e rasteve, thonjtë e dobët, të brishtë apo që çahen lidhen më shumë me ushqimin dhe stilin e jetesës sesa me sëmundje serioze. Megjithatë, disa shenja nuk duhen injoruar. Ndryshime në strukturë

Thonj të brishtë dhe që çahen lehtë

Shkaktohen zakonisht nga lagia dhe tharja e shpeshtë e duarve. Në disa raste, mund të lidhen edhe me mungesë hekuri ose probleme me tiroiden. Çfarë ndihmon: kremra ushqyes, vajra për thonjtë dhe doreza gjatë punëve me ujë.

 Thonj të butë

Thonjtë që thyhen ose përkulen lehtë shpesh lidhen me kontakt të shpeshtë të tyre me kimikate apo mungesë të vitaminave B, kalciumit dhe yndyrnave të shëndetshme. Çfarë ndihmon: shmang manikyret e shpeshta dhe konsumo ushqim më të pasur me vitamina.

 Thonj që çahen “peta-peta”

Shkaku mund të jetë dëmtim mekanik (përdorimi i thonjve si “vegël”) ose mungesë hekuri. Këshillë: nëse ndodh edhe me thonjtë e këmbëve, kontrollo nivelin e hekurit.

Vija në thonj

Vija vertikale: zakonisht lidhen me moshën dhe nuk janë shqetësuese. Vija horizontale: mund të tregojnë një problem shëndetësor që kërkon kontroll mjekësor. Ndryshime në ngjyrë

Thonj të verdhë

Shpesh shkaktohen nga infeksione ose nga përdorimi i shpeshtë i manikyrit. Rrallëherë lidhen me probleme më serioze. Zgjidhje: lëre thoin të rritet natyrshëm dhe shmang manikyret për një kohë.

 Vija të errëta ose të zeza

Zakonisht vijnë nga goditje. Nëse nuk largohen me kalimin e kohës ose shoqërohen me simptoma të tjera, kërko këshillë mjekësore.

Njolla të bardha

Mund të lidhen me mungesë zinku, alergji, infeksione ose dëmtime të vogla të thoit. Këshillë: shmang produktet agresive dhe jepi kohë thoit të rinovohet.

Mungesa e gjysmëhënës së bardhë në bazën e thoit

Në shumicën e rasteve është normale. Por nëse zhduket papritur, mund të lidhet me lodhje, anemi ose ushqyerje jo të mjaftueshme.

Kur duhet të shkosh te mjeku?

Nëse ndryshimet te thonjtë shoqërohen me:

  • lodhje të vazhdueshme;
  • rënie në peshë;
  • marramendje;
  • djersitje natën;
  • rrahje të shpejta zemre;
  • vija horizontale të theksuara;

është e rëndësishme të bësh një kontroll mjekësor.

Si t’i mbash thonjtë të shëndetshëm
  • Ushqehu me fruta, perime dhe drithëra të plota
  • Hidratohu mirë
  • Jepu thonjve pushim nga manikyri
  • Përdor vajra dhe kremra ushqyes
  • Kujdes me suplementet, mos i merr pa nevojë
Previous Article“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar
Next Article Pas transferimit tek Ipswich, futbollisti kuqezi i dedikon një mesazh të gjatë ish-skuadrës së tij Bristol City!

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.