Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ministri Çeku i drejtohet UEFA-s dhe FIFA-s, paralajmëron paligjshmëri në FFK, keqpërdorime dhe tentativa për zgjedhje të manipuluara

Press Online23 Janar 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga një shkresë zyrtare që Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, i ka dërguar drejtpërdrejt UEFA-s dhe FIFA-s, futbolli i Kosovës po tronditet nga një përplasje e hapur institucionale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ministri Çeku e informon dhe paralajmëron UEFA-n dhe FIFA-n për paligjshmëri të rënda, keqpërdorime financiare dhe manipulim të procesit zgjedhor në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas kësaj shkrese, Ministri thekson se kjo është vazhdimësi e komunikimeve dhe bashkëpunimit institucional ndermjet MKRS, UEFA-së dhe FIFA-së që nga viti 2023, në kohën kur FFK kishte dështuar disa herë të i plotësoj kushtet ligjore për licencim. Por me angazhimin e ministrit me përfaqësuesit e UEFA-së, FIFA-se dhe FFK-së kjo e fundit ishte licencuar në vitin 2023 vetëm me kushte të qarta dhe të dokumentuara, ku ishte obliguar që brenda 6 muajve:

· të ndryshonte nenet qartësisht jodemokratike të Statutit;
· ta harmonizonte Statutin me Ligjin për Sport, ligjet e tjera të aplikueshme në Kosovë;
· dhe me standardet e qeverisjes së mirë të UEFA-s dhe FIFA-s.

Po ashtu, Ministria përkujton se në atë kohë vetë UEFA dhe FIFA kishin kërkuar shprehimisht nga FFK-ja që të rregullohen dispozitat problematike që lidhen me zgjedhjen e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv. Deri më sot, këto kushte nuk janë përmbushur – përkundrazi, sipas Ministrisë, ato janë injoruar, ndërsa FFK ka tentuar t’i kamuflojë përmes deklaratave se kinse janë përmbushur, pa u përmbushur realisht.
Në shkresë theksohet se, përkundër faktit që MKRS i ka dërguar FFK-së një shkresë zyrtare dhe ka kërkuar adresimin e këtyre çështjeve para mbajtjes së zgjedhjeve, FFK vazhdon të insistojë në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor më 5 shkurt 2025. Ky veprim, sipas MKRS-së, përbën:

· shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit në Kosovë;
· shkelje të standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s;                                                                                                                                                                                                                  · dhe shkelje të zotimeve të dhëna gjatë procesit të licencimit dhe draftimit të Statutit në vitin 2023.

Një nga pikat më problematike të ngritura nga Ministria është mekanizmi statutor i kandidimit për kryetar, i cili kërkon 15 nënshkrime mbështetëse nga anëtarët e Federatës vetëm si kusht për t’u kandiduar për kryetar. Në një federatë si FFK, që ka 40 anëtarë gjithsej, por vetëm 26 janë të licencuar dhe me të drejtë vote, (15 nga 26) ky rregull – sipas Ministrisë – eliminon garën reale dhe e bën praktikisht të mundur vetëm një kandidaturë. Në këtë drejtim, Ministria shtron hapur pyetjen:

“A është kjo normale dhe e pranueshme për UEFA-n dhe FIFA-n?”
Më tej, shkresa e MKRS-së lë të nënkuptohet se janë kryer auditime financiare ndërkombëtare nga UEFA, FIFA dhe institucionet e Kosovës për FFK-në, ku janë konstatuar gjetje serioze, përfshirë dyshime për keqpërdorim të fondeve. Në këtë kontekst, Ministria kërkon sqarim urgjent nga UEFA dhe FIFA:
çfarë është bërë me këto gjetje dhe a janë adresuar ato?
Gjithashtu, nënkuptohet dhe ngrihet shqetësimi se pse nuk ka as reagim institucional nga organet ligjzbatuese të Kosovës.

Përmes kësaj shkrese, Ministri Çeku ka dhënë një mesazh të qartë për UEFA-n dhe FIFA-n se ky veprim nuk është ndërhyrje politike, por zbatim i ligjit. Ministria kërkon një pozicionim të qartë dhe publik nga UEFA dhe FIFA, duke paralajmëruar se:
zgjedhjet nuk duhet dhe nuk do të mbahen pa u përmbushur detyrimet ligjore, përndryshe Ministria do të detyrohet të veprojë sipas kompetencave të saj ligjore.

Previous ArticleKur një princ flet nga përvoja… Kush po i qëndron pranë Brooklyn Beckham në heshtje?
Next Article A jemi bërë të gjithë plagjiatorë? Kur plagjiatura bëhet normë!

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.