Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shokon studimi! Ja se çfarë ndodh kur sëmuren mishrat e dhëmbëve…

Press Online22 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë prova se sëmundjet e rënda të mishrave të dhëmbëve (parodontiti) nuk ndikojnë vetëm në gojë, por mund të kenë pasoja serioze edhe për sistemin nervor qendror, përmes inflamacionit kronik. Një studim i ri nga sugjeron se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes një bakteri oral dhe ashpërsisë së invaliditetit te pacientët me sklerozë multiple (MS).

Çfarë zbuluan studiuesit?

Ekipi japonez zbuloi se pacientët me sklerozë multiple që kishin sasi të lartë të bakterit Fusobacterium nucleatum në gojë, një bakter i zakonshëm te sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, kishin shumë më shpesh invaliditet të moderuar deri të rëndë. Ky invaliditet u mat me shkallën standarde EDSS (Expanded Disability Status Scale), e cila shkon nga 0 deri në 10. Pacientët me nivel të lartë të këtij bakteri:

kishin rreth 10 herë më shumë gjasa të kishin invaliditet të rëndë dhe 61.5% e tyre ishin në kategorinë e invaliditetit të moderuar ose të rëndë (EDSS ≥ 4), krahasuar me vetëm 18.6% te ata që kishin nivele të ulëta të këtij bakteri.

 Pse është kjo e rëndësishme?

Skleroza multiple është një sëmundje kronike autoimune që dëmton mbështjellësin mbrojtës të nervave (mielinën) dhe çon në probleme serioze neurologjike, përfshirë:

  • dobësi muskulore,
  • probleme me ecjen,
  • çrregullime të shikimit,
  • lodhje të rëndë dhe invaliditet progresiv.

Shkaku i saktë i MS ende nuk dihet, por mendohet se luajnë rol infeksionet virale, duhanpirja, mungesa e vitaminës D dhe predispozita gjenetike. Tani, infeksionet kronike në gojë po shfaqen si një faktor i ri i mundshëm për përkeqësimin e sëmundjes.

Çfarë është parodontiti?

Parodontiti është një infeksion kronik bakterial që:

  • shkakton inflamacion të vazhdueshëm në mishrat e dhëmbëve,
  • shkatërron indin lidhës dhe kockën që mban dhëmbët,
  • dhe shpesh përfundon me humbje të dhëmbëve.

Kjo sëmundje është shumë e përhapur në botë (prek rreth 40–60% të njerëzve) dhe tashmë dihet se rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet, artrit reumatoid.

“Boshti gojë-tru”: një lidhje e re e rrezikshme?

Profesor Masahiro shpjegon: “Ndërsa mikrobiomi i zorrëve është studiuar gjerësisht te skleroza multiple, roli i mikrobiomës orale ka mbetur pothuajse i paeksploruar. Meqë goja është burim i rëndësishëm i inflamacionit kronik, kuptimi i kësaj lidhjeje mund të hapë rrugë të reja për parandalim dhe trajtim.”

Studiuesit zbuluan se kjo lidhje nuk u vu re te sëmundje të tjera të ngjashme neurologjike si: NMOSD (çrregullimi i spektrit të neuromielitit optik) dhe MOGAD, çka sugjeron se ky bosht ‘gojë-truÇ mund të jetë specifik për sklerozën multiple.

“Bakteri-urë” që lidh gojën me trurin

Sipas profesor Hiroyuki Naito, Fusobacterium nucleatum mund të veprojë si një “bakter-urë”:

  • lidh komunitetet bakteriale në biofilmin e dhëmbëve,
  • ndërlidh inflamacionin oral me përkeqësimin neurologjik.

Edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë si mosha, kohëzgjatja e sëmundjes, numri i relapsave dhe tipi i sklerozës multiple, lidhja mbeti shumë e fortë.

Çfarë do të thotë kjo për pacientët?

Shkencëtarët theksojnë se kujdesi për shëndetin oral mund të mos jetë vetëm çështje dhëmbësh, por edhe çështje neurologjike. Në të ardhmen do të studiohet nëse trajtimi i parodontitit dhe higjiena e rregullt orale, mund të ngadalësojnë përparimin e sklerozës multiple ose të lehtësojnë invaliditetin.

Previous ArticleDonald Trump niset drejt Davos, avioni “Air Force One” pëson defekt, kthehet në mes të rrugës
Next Article Kamberi: SHBA kërkojnë përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.