Kurti takon Ulutaş në “Film City”: Fokus te forcimi i bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës

featured
Press Online
08 Dhjetor 2025, 20:49

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në Kampin “Film City” në Prishtinë me Komandantin e misionit paqeruajtës të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

Në këtë vizitë, Kurtin e shoqëronin ministri Ejup Maqedonci dhe ministri Elbert Krasniqi.

 

Sipas njoftimit të publikuar nga KFOR në Facebook, gjatë takimit palët “shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës”.

Gjenerali Ulutaş ka riafirmuar se KFOR mbetet i përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në vend, duke theksuar “angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter