Sofia Richie është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Elliot Grainge dhe po dokumenton çdo moment të këtij udhëtimi të veçantë.

27-vjeçarja ndau në Instagram një foto të ëmbël nga prapaskenat e setit fotografik të shtatzënisë, ku shfaqet duke treguar barkun e rrumbullakosur, ndërsa prek me humor barkun e zhveshur të Elliot.
Çifti, që u martua në vitin 2023 dhe është tashmë prind i vajzës njëvjeçare Eloise, dukej më i dashuruar se kurrë.
Bump shoot bts
-shkroi Sofia mbi foton e momentit intim.

Për setin fotografik, Sofia zgjodhi një T-shirt të zezë dhe pantallona të gjera, me flokët të lidhura në topuz.
Elliot pozoi me një stil casual, me një T-shirt gri dhe xhinse, përpara një sfondi të bardhë minimal.
Muajin e kaluar, Sofia zbuloi se ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, duke ndarë një foto nga banjoja e saj luksoze në Instagram.

Ajo solli në jetë vajzën e saj të parë, Eloise, në maj të vitit të kaluar dhe ka treguar se amësia e ka ndihmuar të ndjehet më e sigurt në lëkurën e saj.

Në një intervistë për Vogue, Sofia tha se nuk planifikon të ndryshojë stilin e saj të veshjes pasi është bërë nënë, por thjesht “çantat janë bërë më të mbushura”.

Modelja ka folur edhe për komplikacionet pas lindjes që përjetoi, duke zbuluar se u diagnostikua me preeklampsi pas lindjes së Eloise, gjë që e detyroi të shtrohej në spital dy ditë pas daljes nga materniteti.

Sofia dhe Elliot nisën lidhjen në vitin 2021 dhe u martuan në prill 2023 në një ceremoni madhështore në Francën jugore, që u bë virale në rrjetet sociale për stilin e saj “quiet luxury”.
Tani, çifti po përgatitet të mirëpresë anëtarin e ri të familjes, dhe po i ruan këto momente më të bukura me foto që do t’i kujtojnë për vite me radhë.







