Reagon AGK: Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët

featured
0
Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim ndaj një incidenti që ka ndodhur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka penguar fizikisht punën e gazetarëve.

Në reagimin e saj, AGK i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë kushte të duhura dhe të sigurta për punën e gazetarëve në hapësirat dhe proceset që mbulon institucioni, duke mos lejuar që aktet e tilla të përsëriten.

“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.

Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagon AGK: Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen