BE kritikon vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe: Politizimi dëmton procesin zgjedhor

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas BE-së, një vendim i tillë përbën hap të gabuar dhe rrezikon standardet e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.

“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit.

Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”. thuhet në reagim.

Me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, partia më e madhe e serbëve në Kosovë mbeti jashtë listës së subjekteve të miratuara për garë.

Ashtu si në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe kësaj radhe mungoi shumica e nevojshme për certifikim.

BE kritikon vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe: Politizimi dëmton procesin zgjedhor
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *