Koleksion i ri i rrobave për njerëzit që kanë probleme me lëkurën!

featured
0
Shpërndaje

Pas viteve të tëra duke u përballur me një gjendje të vështirë të lëkurës, redaktorja e modës Tallulah Harlech ka krijuar një koleksion veshjesh që ndihet po aq mirë sa duket. Fustani Sylva Hero, ka qepje të punuara me lazer dhe mëngë ekstra të gjata, të dizajnuara posaçërisht për personat që vuajnë nga problemet e lëkurës.

Harlech, e cila u rrit mes botës së modës, ka përjetuar paradoksin e vërtetë; veshjet që duhej ta bënin të ndihej e bukur shpesh i shkaktonin dhimbje. Ajo tregon se si në evente mezi priste të shkonte në shtëpi, të hiqte fustanin dhe të zhytjej në një banjë me kripë, për të qetësuar skuqjet dhe djegien që psoriaza i shkaktonte.

Ndërkaq, disa studime sugjerojnë se njerëzit me psoriazë kanë gjasat më të larta për të zhvilluar çrregullime të funksionit të tiroides dhe disa ndryshme të lëkurës janë pothuajse një shoqërues i rregullt i hipertiroidizmit dhe hipotiroidizmit. Kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, ndryshimet e lëkurës si kruajtje, thatësi dhe njollë (depigmentim) janë të mundshme. Çrregullimet autoimune si sëmundja e Graves dhe Hashimoto shpesh shoqërohen me kruajtje të lëkurës.

Çrregullimet e gjëndrës tiroide mund të shkaktojnë gjithashtu rritje ose ulje të djersitjes, e cila në kushte të caktuara mund të çojë në rritje të kruajtjes. Hipertiroidizmi, një gjendje në të cilën gjëndra tiroide prodhon një sasi të tepërt të hormoneve tiroide, jep kruajtje si një nga këto simptoma. Megjithatë, sipas hulumtimeve të vjetra, jo të gjithë njerëzit me hipertiroidizëm e shfaqin atë.

Koleksion i ri i rrobave për njerëzit që kanë probleme me lëkurën!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen