Ugly Sweater: “Trikot e shëmtuara” të festave të fundvitit e që janë një MUST HAVE!

featured
0
Shpërndaje

Ekziston një veshje që më shumë se çdo tjetër mishëron ironinë e festave, nostalgjinë e fëmijërisë dhe atë dëshirën delikate për ta marrë veten më pak seriozisht: “trikoja krenarisht e shëmtuar”, një ikonë thelbësore gjatë festave të fundvitit. Një rrobë e përjetshme për t’u kërkuar me kujdes mes drerëve që shkëlqejnë,  plakut prej dëbore apo Grinçit dhe për t’u mbajtur me të njëjtin entuziazëm, si një fëmijë.

Por nga vjen kjo traditë? Çfarë kontribuoi në popullaritetin e saj?

Përgjigja hap një kapitull interesant që mbështetet në televizion, kinema, modë, kulturën pop amerikane dhe një pasion për stilin vintage. Në fakt, përpara se të bëhej “e shëmtuar”, pulovra e Krishtlindjes ishte thjesht festive. Vishej duke filluar nga vitet 1950, me motive dimërore e qëndisje të punuara me dorë, për të shënuar festat e dhjetorit në shtëpi.

Me ardhjen e viteve ’90 dhe debutimin e disa serialeve televizive e sagave filmike që tregojnë festa “të papërsosura” dhe kontekste kaotike familjare, pulovra klasike e festave, fillimisht u zëvendësua nga stilistët e kostumeve dhe më pas nga publiku, me versione më realiste e popullore.

Nga “Mrs. Doubtfire” te “I vetëm në shtëpi” e deri te “Ditari i Bridget Jones” (protagonistja e të cilit u nderua së fundmi me një statujë të zbuluar në Leicester Square në Londër), e transformojnë “të shëmtuarën gabimisht” në “të shëmtuar nga zgjedhja”, duke e shenjtëruar pulovrën si mbretëreshën e padiskutueshme të stilit që të gjithë kërkojnë në dhjetor.

Në Shtetet e Bashkuara, prej kohësh, tradita e Krishtlindjes i ka lënë vend pulovrës së shëmtuar të Ditës së Falënderimeve, me shkëlqim e mesazhe satirike.

Sitcom-et e suksesshme që i bënë karikaturat e personazheve të përditshëm stilin e tyre dallues, të tilla si “Friends” dhe “How Met Your Mother”, e kanë popullarizuar gjithashtu trendin në Ditën e Falënderimeve. Sot, me mbërritjen e mediave sociale dhe ironisë dixhitale, ato po sjellin sezonin e “Ugly sweater fests”, duke e bërë më viral se kurrë.

Me pak fjalë, duket se kërkimi për një Triko të Shëmtuar, vitet e fundit po e tejkalon shumë kënaqësinë e veshjes së saj. Dhe kështu, në një mbretëri ku i vetmi rregull stili është mungesa e rregullave, shfrenoni imagjinatën tuaj:

Zyrtarisht, Dita e Falënderimeve shënon “sezonin më të shëmtuar dhe zbavitës” që ekziston!

 

Ugly Sweater: “Trikot e shëmtuara” të festave të fundvitit e që janë një MUST HAVE!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen