Italianët e kanë humbur shpresën, mbi 70% e tifozëve mendojnë se “Azzurrët” nuk do të shkojnë në Botëror

featured
Press Online
18 Nëntor 2025, 00:08

Italia mori një humbje të dhimbshme në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, 1-4 nga Norvegjia.

Tani fati i “Azzurrëve” për në Botëror do të vendoset nga play off-i për të tretën herë radhazi, ku në dy herët e fundit Italia dështoi të kualifikohej për në Kupën e Botës.

Këto dy zhgënjime duket se kanë zhdukur edhe shpresën te tifozët italianë, të cilët nuk besojnë më te kombëtarja e tyre.

Sipas një sondazhi të bërë nga Sport Mediaset, deri më tani 74% e votuesve mendojnë se Italia nuk do të kualifikohet për të tretën herë radhazi në Botëror.

Italia do ta mësojë kundërshtarin e saj të enjten, më 20 nëntor, me kundërshtarët e mundshëm të “Azzurrëve” që janë Suedia, Irlanda e Veriut, Rumania dhe një mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit.

Kujtojmë që në dy herët e fundit ishin pikërisht Suedia dhe Maqedonia e Veriut ato që ndaluan Italinë të merrte pjesë në fazën finale të Botërorit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter