Valët gravitacionale janë valëzime në strukturën e hapësirës dhe kohës, që zakonisht krijohen kur objekte masive dhe të dendura si vrimat e zeza përplasen. Por, me një kohëzgjatje prej më pak se një të dhjetën e sekondës, ky shpërthim i papritur është shumë më e shkurtër se tingujt e zgjatur që prodhohen normalisht nga bashkimi i vrimave të zeza. Tani, studiuesit besojnë se ky sinjal i çuditshëm, i quajtur GW190521, mund të ketë ardhur nga një bote paralele. Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Dr. Qi Lai nga Universiteti i Akademisë Kineze të Shkencave argumenton se GW190521 mund të jetë një “jehonë” e një të ashtëquajture “vrimë krimbi” që po shembet.
Nëse një përplasje mes dy vrimave të zeza do të ishte mjaftueshëm e fuqishme për të krijuar një tunel midis universeve, sinjali gravitacional mund të kalonte nëpërmjet kësaj “vrime krimbi” në kozmosin tonë. Meqenëse ajo do të ishte e hapur vetëm për një periudhë shumë të shkurtër kohore, kjo do të shpjegonte pse GW190521 duket se ndalet papritur. Edhe pse modelimi i tyre sugjeron që ky skenar është i pamundur, Dr. Lai thotë se provat nuk mund të përjashtojnë mundësinë që sinjali të ketë udhëtuar në Tokë nga një univers tjetër.
Në punimin e tyre, Dr. Lai dhe bashkautorët e tij shkruajnë: “Një vrimë krimbi është një objekt i tillë që lidh ose dy universe të ndara ose dy rajone të largëta të një universi të vetëm përmes një lloj tubi.” “Kur vrima e krimbit mbyllet, sinjali do të ndërpritej, duke lënë pas një shpërthim shumë të shkurtër valësh gravitacionale. Sinjali rezonant pas bashkimit të BBH-ve (vrimave të zeza binare) në një univers tjetër mund të kalojë përmes tubit të një vrime krimbi dhe të zbulohet në universin tonë si një puls jehone jetëshkurtër. Nëse është e vërtetë, kjo jo vetëm që do të vërtetonte ekzistencën e vrimave të tilla, por do t’u jepte shkencëtarëve edhe një mjet të ri të fuqishëm për t’i studiuar ato e për të hedhur drejt universit një vështrim krejt ndryshe nga deri më tani.




