Plagosja e kryebashkiakes gjermane, detaje të rënda: 57-vjeçarja u torturua për orë të tëra në bodurm nga vajza e saj! E mitura autore e sulmit

featured
Press Online
11 Tetor 2025, 14:12

GJERMANI – Detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas plagosjes së kryebashkiakes gjermane të Herdecke, Iris Stalzer.

Autorja e dyshuar e ngjarjes është vajza e saj e adoptuar, e cila, sipas raportimeve të mediave gjermane, e torturoi atë për orë të tëra.

Lexo edhe :

Related Posts

Edhe pse paraprakisht u raportua se 57-vjeçarja u sulmua nga burra të panjohur, hetimi i policisë zbuloi se autorja e krimit ishte vajza e saj e adoptuar, e cila telefonoi autoritetet duke pretenduar se e kishte gjetur nënën e saj të plagosur në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre.

Siç u zbulua, Stalzer kishte 13 plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, si dhe shumë plagë dhe fraktura në kafkë.

Pavarësisht lëndimeve të shumta, politikania e SPD-së mbijetoi dhe, duke folur me policinë, zbuloi të vërtetën rreth sulmit që, siç tha ajo, mori nga vajza e saj e adoptuar.

Siç raporton Bild, politikania 57-vjeçare përshkroi se u torturua nga vajza e saj e adoptuar në bodrumin e shtëpisë për orë të tëra.

Sipas të njëjtit burim, Stalzer i tha policisë se 17-vjeçarja e kishte therur me dy thika të ndryshme, e kishte goditur në kokë me një objekt të rëndë dhe i kishte djegur flokët dhe rrobat duke i vënë flakën me deodorant dhe çakmak.

Pas kësaj dëshmie, policia gjeti një nga thikat e përdorura në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar, gjithashtu të adoptuar, si dhe rroba të njollosura me gjak që besohet se i përkisnin autores 17-vjeçare.

Stalzer u gjet në një kolltuk në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj. Ende nuk dihet se si ka arritur 57-vjeçarja të arratiset nga bodrumi ku mbahej nga 17-vjeçarja.

Megjithatë, ekipi i mjekësisë ligjore gjeti prova se ishin bërë përpjekje për të hequr gjakun dhe prova të tjera nga zona përreth kolltukut ku u gjet 57-vjeçarja.

Ndërsa motivi mbetet i paqartë, media gjermane raportoi se kishte pasur një mosmarrëveshje midis nënës dhe fëmijëve të saj të adoptuar gjatë verës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter