Reagon AGK-ja: E dënojmë fuqishëm kërcënimin e Berishës ndaj gazetarit Rashiti

featured
Press Online
08 Tetor 2025, 18:49

Gazetari i VOX Kosova, Valon Rashiti, është kërcënuar nga Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Gazetari Rashiti ka raportuar gjatë ditës se Berisha e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”.

Ngjarja ka ndodhur në Hotel “Emerald”, ku u mbajt ceremonia e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja Vjosa Osmani.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar fuqishëm një veprim të tillë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter